Toshkovski: Të përqendrohemi në profesionalizmin, e jo në përkatësinë etnike
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka porositur se kur bëhet fjalë për punësime dhe emërime në institucione, por edhe në përgjithësi, në të gjitha fushat shoqërore, prioriet duhet të kenë dituria, kapaciteti dhe profesionaliteti, e jo përkatësinë etnike.
Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka porositur se kur bëhet fjalë për punësime dhe emërime në institucione, por edhe në përgjithësi, në të gjitha fushat shoqërore, prioriet duhet të kenë dituria, kapaciteti dhe profesionaliteti, e jo përkatësinë etnike.
Siç theksoi në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se sa është numri i shqiptarëve në pozicionet drejtuese në MPB, asnjëherë në jetë nuk i ka bërë përshtypje nëse dikush është maqedonas, rom, boshnjak, turk apo serb, por sa e di punën dhe sa është profesionist.
"Para jush personi që po qëndron është shqiptar dhe është emëruar nga unë për ndihmës-ministër, por jo për shkak të përkatësisë etnike, por sepse ka përvojë të madhe në MPB dhe kapacitet të madh profesional. Nga ai pres që të japë shumë në atë që do të vijojë në drejtim të profesionalizmit të nëpunësve policorë. Kur flasim për temën MPB, standarde profesionale dhe nevojë të qytetarëve, nuk duhet të flasim nga aspekti i përkatësisë etnike. Kurr nuk më ka bërë përshtypje kur kam shkuar në mjek nëse mjeku është shqipar, maqedonas, rom, boshnjak, turk, serb apo anglez... Nuk më ka bëër përshtypje kurrë kur shkoj në gjykatës nëse gjykatësi është rom, vlleh apo turk, por gjithnjë më ka interesuar nëse është profesionist, sa ka njohuri dhe kapacitet. Kështu duhet t'i shikojmë gjërat", tha Toshkovski pasi që paraprakisht u pëqendrua në punën e realizuar në 100 ditët e kaluara.
Pastaj i bëri publike edhe shifrat konikrete të përfaqësimit etnik në Minitsri.
"Në kuadër të shërbimeve administrative në Shkup, 51,96 për qind janë maqedonas, 39,37 për qind janë shqiptarë dhe 8,67 për qind janë të nacionaliteteve tjera. Në SPB Tetovë ka 23,6 për qind maqedonas, 66,29 për qind shqiptarë, në SPB Kumanovë tonë 52,83 për qind maqedonas, 45,28 për qind shqiptarë dhe 1,89 për qind të nacionaliteteve tjera. Duhet të fokusohemi te profesionalizmi për të mirën e popullit", nënvizoi ministri. mb/
Foto: printskrkin