• Tuesday, 03 March 2026

Vadeful: Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet amerikano-izraelite mbi Iranin

Vadeful: Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet amerikano-izraelite mbi Iranin

Berlin, 2 mars 2026 (MIA) - Gjermania nuk do të marrë pjesë në sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Jashmte, Johan Vadeful.

"Për dallim nga Britania e Madhe, e cila e lejoi SHBA-në që t'i përdorte bazat britanike në rajon për të shkatërruar raketat dhe vendet për lansimin e raketave iraniane, Gjermania nuk ka baza të tilla rreth Iranit. Ne gjithashtu nuk kemi burimet e nevojshme ushtarake", theksoi Vadeful, duke shtuar se ushtarët gjermanë do të mbroheshin nëse sulmoheshin.

Njësitë e Bundesverit janë aktualisht të vendosura në Jordani dhe Irak.

Vadeful theksoi se "programi i rëndësishëm i raketave balistike" i Teheranit përfshin raketa me një rreze veprimi që përbën gjithashtu një kërcënim për Evropën.

Ai gjithashtu theksoi se Irani mund të nisë sulme kibernetike kundër Gjermanisë. mb/

Foto: MIA