Kryeministri Rama i dorëzoi presidentit Begaj propozimet për ndryshime në qeveri
- Kryeministri shqiptar Edi Rama, në takimin e sotëm me kreun e shtetit, Bajram Begaj, i dorëzoi propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar, për të cilat Begaj ka afat prej shtatë ditësh për të nënshkruar dekrete, veçanërisht për secilin propozim, për shkarkimin dhe emërimin.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:12, 2 March, 2026
Tiranë, 2 mars 2026 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama, në takimin e sotëm me kreun e shtetit, Bajram Begaj, i dorëzoi propozimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar, për të cilat Begaj ka afat prej shtatë ditësh për të nënshkruar dekrete, veçanërisht për secilin propozim, për shkarkimin dhe emërimin.
Të enjten, Rama shpalli ristrukturimin e parë, pasi qeveria "Rama 4" u zgjodh në shtator të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve të majit. Me këtë ndryshim, pozita aktuale e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë do të ndahet.
Për zëvendëskryeministrin e ri propozimi është Albana Koçi, ministre aktuale e Punëve të Brendshme, ndërsa resorin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ia besojnë Enea Karakaçit, aktualisht administrator i OSHEE.
Kreu i ri i policisë do të jetë Besfort Llamalari, ministër aktual i Drejtësisë, i cili ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e mëparshme. Në vendin e Llamalarit do të vijë Toni Gogu, i cili aktualisht është ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, ndërsa në vendin e tij do të vijë Erjona Ismaili, deputete nga Vlora.
Ferit Hoxha, diplomat me karrierë, ish ambasador në KB dhe aktualisht shef i misionit të Shqipërisë në BE, do të jetë Ministër i Punëve të Jashtme, në vendin e Elisa Spiropalit.
Ministrinë e Mbrojtjes e lëshon Piro Vengu, dhe në vendin e tij vjen Ermal Nufi, i cili deri tani ka kryer funksionin e sekretarit të përgjithshëm në kabinetin e Belinda Balukut si zëvendëskryeministre.
Me ristrukturimin nuk përfshihen nëntë resore ministrore. Pas nënshkrimit të dekretit, propozimet shkojnë për votim në parlament, që do të jetë vetëm formal, duke pasur parasysh numrin e deputetëve të shumicës qeveritare qa/
Foto: Kabineti i Begaj