• Sunday, 24 November 2024

Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori në rajonin Kursk, pohon një burim nga Armata ukrainase

Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori në rajonin Kursk, pohon një burim nga Armata ukrainase

Kiev, 23 nëntor 2024 (MIA) - Pasi forcat ruse i kanë përforcuar kundërsulmet, Ukraina ka humbur më shumë se 40 për qind nga territori i rajonit rus, Kursk, të cilin e ka pushtuar me sulm të papritur në gusht, deklaroi sot një burim i lartë në Armatën ukrainase.

Burimi nga Shtatëmadhoria e Armatës ukrainase, i dëshiroi të mbetet anonim, tha se Rusia ka sistemuar rreth 59.000 ushtarë në rajonin Kursk, pasi forcat ukrainase kanë hyrë në territor, duke e kapur Moskën të papërgatitur, dy vjet e gjysëm nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

"Deri tani ne kontrollonim rreth 1.376 kilometra katrorë (në rajonin Kursk), tani, natyrisht, ky territor është më i vogël dhe armiku po intensifikon kundërsulmet e tij. Tani ne kontrollojmë rreth 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa të jetë e mundur ushtarakisht”, tha burimi. bsh/

Foto: EPA