• Sunday, 24 November 2024

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në sulme ajrore izraelite në Bejrut (PLT)

Të paktën 11 persona e kanë humbur jetën në sulme ajrore izraelite në Bejrut (PLT)

Bejrut, 23 nëntor 2024 (MIA) - Minstria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se në sulmin e sotëm ajror izraelit ndaj Bejrutit, jetën e kanë humbur të paktën 11 persona, ndërsa 63 janë lënduar.

Në kumtesë thuhet se bilanci përfundimtar do të konfirmohet pas analizave ADN të trupave të pajetë të gjetur nën gërmadhat.

Paraprakisht, autoritetet libaneze kumtuan për katër të vrarë dhe 23 të lënduar.

Në sulmin u shkatërrua një ndërtesë tetëkatëshe, për të cilën supozohet se e ka shfrytëzuar lëvizja shiite libaneze, Hezbollah.

Sulmet janë orientuar ndaj qendrës së Bejrutit, respektivisht lagjes Basta. Ky është sulmi i katërt izraelit ndaj qendrës së Bejrutit për një javë.

Ndërkaq, në sulmin me dron në qytetin Tir, një njeri është vrarë, ndërsa një grua u lëndua.

Ndërkohë, Hezbollahu ka shtënë pesë raketa ndaj rajnit Metulla, Izraeli verior.

Sipç kumtoi Armata izraelite, në sulmin nuk ka të lënduar.

Nga tetori i vitit të kaluar, në përleshjet mes Izraelit dhe Hezbollahut, jetën e kanë humbur 3.558 persona në Liban dhe 82 ushtarë dhe 47 civilë në Izrael. bsh/

Foto: MIA arkiv