Trajanovski për MIA-n: Spitali i Kumanovës është i përgatitur për pranimin e mundshëm të pacientëve nga Koçani
- Spitali i Kumanovës është i përgatitur për pranimin e mundshëm të pacientëve nga tragjedia në Koçan, por deri më tani nuk ka asnjë pacient lidhur me zjarrin në Koçan, deklaroi për MIA-n, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, dr Stefan Trajanovski.

Kumanovë, 16 mars 2025 (MIA) - Spitali i Kumanovës është i përgatitur për pranimin e mundshëm të pacientëve nga tragjedia në Koçan, por deri më tani nuk ka asnjë pacient lidhur me zjarrin në Koçan, deklaroi për MIA-n, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, dr Stefan Trajanovski.
Spitali, sipas udhëzimeve të autoriteteve, është në gatishmëri, shërbimet janë me staf të plotë, në disa departamente janë dyfishuar. Ka hapësirë për të pranuar pacientë.
"Që herët në mëngjes spitali ynë është në gatishmëri të plotë, me dyfishim të shërbimeve kirurgjikale, anestezisë, transfuzionit dhe farmacisë. Të gjithë janë në gatishmëri dhe jemi gati me kapacitet të plotë, sa i përket personelit dhe hapësirës, të pranojmë pacientë nga klinikat apo nga çdo spital tjetër në vend. Mirëpo, ne nuk kemi furnizim qendror me gaz në dhomat e spitalit, në qendrën emergjente, në sallën e operacionit dhe nuk mund të ofrojmë mbështetje të zgjatur të jetës për funksionin respirator apo kardiak, tha dr.Trajanovski.
Nga Shtëpia e shëndetit Kumanovë për MIA-n informuan se është dërguar një automjet me ekip në Koçan.
"Ekipi është dërguar menjëherë në Koçan, pas alarmimit nga shërbimet. Ata janë nisur herët në mëngjes për në Koçan pasi kanë marrë informacionin për zjarrin", tha dr. Blend Aliu. ls/
Foto: MIA