• Saturday, 27 July 2024

Toshkovski me Vuçeviqin për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë 

Toshkovski me Vuçeviqin për marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë 

Beograd, 26 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, sot në Beograd ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, Ballkanin e Hapur dhe Rezolutën e Srebrenicës, raporton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Në takim, Vuçeviq vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve bazohen në marrëdhëniet tradicionalisht miqësore mes dy popujve dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, duke shtuar se Serbia është e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve të partneritetit me Maqedoninë e Veriut dhe dhënien e mbështetjes në aspektin e integrimeve evropiane dhe bashkëpunimin rajonal.

Sipas deklaratës nga Kabineti i kryeministrit serb, Vuçeviq e nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, luftën kundër terrorizmit dhe migracionit të paligjshëm, si dhe partneritetin në situata emergjente. Ai vlerësoi se marrëveshja në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” për kalimin e kufirit me dokumente personale është shembull i praktikës së mirë në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

"Kur bëhet fjalë për situatën në rajon, kryeministri Vuçeviq shprehu indinjatën e tij për vendimin e Maqedonisë së Veriut për të qenë bashkë-sponsor i Rezolutës për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara, duke theksuar se një vendim i tillë, si dhe miratimi i Rezolutës, nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe bashkëpunimit më të fortë të tij", thuhet në komunikatë. qa/

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, falënderoi Serbinë për ndihmën e dërguar nga Njësia e Helikopterëve dhe Departamenti për Situata Emergjente për pastrimin e zjarrit pyjor që ndodhi këtë muaj në rajonin e komunave Negotinë, Konçe dhe Shtip.

Министерот за внатрешни работи на Северна Македонија и се заблагодарил на Србија за помошта испратена од Хеликоптерската единица и Одделението за вонредни состојби за санирање на шумскиот пожар што овој месец се случи на подрачјето на општините Неготино, Конче и Штип.

Toshkovski theksoi se Maqedonia e Veriut është e vendosur të krijojë një projekt për shkëmbimin e policëve mes dy vendeve, para së gjithash në zonat turistike, si dhe të krijojë një portal të përbashkët kufitar ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Тошковски истакнал дека Северна Македонија е решена да воспостави проект за размена на полициски службеници меѓу двете земји, пред се во туристичките области, како и да воспостави заеднички граничен портал меѓу Србија и Северна Македонија.

Kryeministri Vuçeviq përgëzoi Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut dhe kryeministrin Hristijan Mickoski dhe shprehu besimin se bashkëpunimi i mirë me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen, njoftoi Qeveria e Serbisë. qa/

Foto: Qeveria e Serbisë

Премиерот Вучевиќ упатил честитки до новата Влада на Северна Македонија и премиерот Христијан Мицкоски и изрази уверување дека добрата соработка со Северна Македонија ќе продолжи и во иднина, соопштија од српската Влада. об/нд/

Фото: Влада на Србија