• Sunday, 20 October 2024

Tedros: Pothuajse të gjithë në Gaza janë të uritur

Tedros: Pothuajse të gjithë në Gaza janë të uritur

Nju-Jork, 18 tetor 2024 (MIA) - Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi se pothuajse të gjithë në Rripin e Gazës janë të uritur, duke e quajtur këtë situatë “çnjerëzore”.

“OBSH po bën thirrje për akses të menjëhershëm në të gjithë ndihmën humanitare, duke filluar me ushqimin dhe ilaçet për fëmijët e kequshqyer rëndë që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm”, shkroi Tedros Adanom Gebrejesus në rrjetin social Iks.

OBSH vazhdon të bëjë thirrje përarmëpushim sepse "ilaçi më i mirë është paqja", shtoi ai.

Që nga viti 2006, Izraeli ka bllokuar Gazën, duke e kthyer rajonin në atë që shumica e quajnë burgu më i madh i hapur në botë.

Izraeli vazhdoi ofensivën e tij në Gazë pas sulmit të grupit palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Që atëherë, më shumë se 42,400 njerëz kanë vdekur, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa më shumë se 99,100 janë lënduar, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ofensiva izraelite ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës, mes një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli po përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gazë. ls/

Foto: Arkiv