• Sunday, 20 October 2024

Fidan: Izraeli po përpiqet ta tërheq Iranin në luftë

Fidan: Izraeli po përpiqet ta tërheq Iranin në luftë

Ankara, 19 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan në takimin e sotëm me homologun e tij iranian, Abas Aragçi, theksoi se “qëndrimi agresiv i Izraelit” ka detyruar Iranin të “ndërmerr masa legjitime” si kundërpërgjigje.

"Netanjahu vazhdimisht po hap fronte të reja në rajon... Rreziku që lufta të përhapet në gjithë rajonin nuk duhet nënvlerësuar... Izraeli po përpiqet ta tërheq Iranin në luftë", theksoi Fidan në konferencën e përbashkët për shtyp me Aragçin në Stamboll.

Ndërkaq, Aragçi e dënoi "regjimin izraelit (i cili) nuk njeh kufi në krimet e luftës që kryen".

Ai theksoi se Teherani "mbështet një armëpushim të përhershëm dhe të menjëhershëm në Gazë dhe Liban".

Aragçi dje mori pjesë në Stamboll në takimin “për Kaukazin” me ministrat e Jashtëm të Rusisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Të gjithë ministrat patën një takim të shkurtër edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

foto: X