Takim Mucunski - Georgiev në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Republika Federale e Gjermanisë, do të takohet me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
![Takim Mucunski - Georgiev në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih](https://mia.mk/images/20250215100146_big_730x400_33.webp )
Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, Republika Federale e Gjermanisë, do të takohet me ministrin bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Në prag të këtij takimi të parë të përfaqësuesve të lartë të dy vendeve pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje, Mucunski në një deklaratë për RTMV theksoi se për tejkalimin e sfidës me Bullgarinë është i nevojshëm dialog në frymë pozitive për çështjet që na bashkojnë.
"Ne duhet të flasim si fqinjë nga këndvështrimi i një fryme të mirëbesimit, të flasim për çështje që na bashkojnë, të mos krijojmë përçarje dhe të mos krijojmë urrejtje. Mënyra logjike dhe e dukshme që ne të ecim përpara me energji pozitive dhe frymë pozitive është heqja e të gjitha barrierave që nuk ndërveprojnë me vlerat evropiane. Prandaj, pyetja nuk është nëse do të zgjidhen të gjitha sfidat nesër, besoj se nuk do të zgjidhen. Disa sfida kërkojnë kohë, biseda, dialog, por besoj se është një mundësi për një hap pozitiv përpara", tha ministri Mucunski.
Mickoski deklaroi javën e kaluar se pret që në periudhën e ardhshme të mbahen takime me përfaqësues të qeverisë bullgare për të zhbllokuar rrugën e integrimit evropian të vendit.
"Sa i përket takimeve, në edhe në të kaluarën kemi pasur takime me udhëheqësinë më të lartë bullgare dhe kryeministrin teknik të atëhershëm. Pres që në periudhën e ardhshme të ketë takime me qeverinë bullgare në nivele të ndryshme dhe kjo nuk është diçka që duhet të na habisë. As ne do të zhdukemi, as ata nuk do të zhduken, ne do të jemi përsëri fqinjë”, tha Mickoski javën e kaluar për takimet e mundshme me udhëheqësinë e re bullgara, pasi paraprakisht ministri për çështje evropiane Orhan Murtezani deklaroi nga Brukseli se pala bullgare është e gatshme për bisedime.
Mucunski është pjesë e Delegacionit të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në përbërje të së cilës janë edhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.
Kryeministri Mickoski dje në Mynih u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Kosta, me të cilin biseduan për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet që janë bërë në këtë drejtim, si dhe për nevojën për hapjen e dyerve për në BE.
Siç kumtuan nga Qeveria, Mickoski ka theksuar se vendi meriton të ecë përpara dhe përfundimisht të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat në të kaluarën ka pasur shumë.
Gjatë konferencës, kryeministri Mickoski pritet të takohet edhe me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Kristof Hojgens, me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë.
"Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen përfundimtare të përmbylljes së konferencës kushtuar negociatave për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe në panel diskutimin e Forin Polisi, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global. Mickoski do ta shfrytëzojë rastin për të lobuar dhe për të prezantuar pasqyrën reale të negociatave për anëtarësim të vendit në aspektin e perspektivës evropiane, si dhe planin për zhvillim dhe arritje ekonomike si pjesë e përpjekjeve për përparim ekonomik dhe siguri të qytetarëve", shtohet në kumtesën nga qeveria.
Në konferencën e 61-të e Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt do të mundësohet një dialog i nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në konferencë marrin pjesë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, nënpresidenti amerikan Xhej Di Vans dhe sekretari shtetëror Marko Rubio. ls/
Foto: MIA