• Thursday, 06 March 2025

Takim i Mucunskit me ambasadorët e Suedisë dhe Çekisë në vend

Takim i Mucunskit me ambasadorët e Suedisë dhe Çekisë në vend

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot realizoi takime të ndara me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhein dhe ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.

"Në takimin me ambasadoren suedeze shpreha kënaqësi nga marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat vazhdimisht sendërtohen dhe përforcohen. Agjenda e ardhshme bilaterale intensive pritet të sjellë dinamikë shtesë në bashkëpunim. Theks iveçantë u vendos në avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare. Shprehëm gatishmëri për zgjerim të bashkëpunimit të vendosur bilateral me projekte konkrete dhe ndihmë teknike në suaza të bashkëpunimit të vendosur bilateral me Agjencinë zhvillimore suedeze SIDA", kumtoi Mucunski në faqen në Fejsbuk.

Në takimin me ambasadorin çek, shton Mucunski, e ka përsshëndetur rolin parimor dhe konstruktiv të Çekisë ndaj rajonit tonë, si pjesë e familjes së përbashkët evropiane.

"Në fokus të bisedës ishte edhe Sesioni i tretë i ardhshëm i Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve, që është planifikuar për më 10 dhe 11 mars 2025 në Pragë, ku pala e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në nivel të lartë. Ky sesion i rregullt i pasqyron potencialet reale për investim në hstetin tonë dhe i hapë mundësitë e shumta për bashkëpunim të mëtutjeshëm ekonomik", thekson Mucunski.

Në fokus të dy takimeve ishte edhe synimi eurointegrues i shtetit tonë dhe vendosmëria e Qeverisë për zbatim të proceseve kyçe reformuese në atë rrugë.

"Folëm edhe për gjendjet aktuale gjeopolitike dhe ndikimin e tyre ndaj stabilitetit të rajonit tonë dhe më gjerë", shtoi ministri në kumtim. ab/

Foto: Fejsbuk