Pa rrymë disa rrugë në komunat Aerodrom, Saraj, Qendër dhe Gjorçe Petrov
- Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të EVN-së, informon se për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, sot do të mbeten pa rrymë disa rrugë në komunat Aerodrom, Saraj, Qendër dhe Gjorçe Petrov.

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave e Qytetit të Shkupit, pas njoftimit të EVN-së, informon se për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike, sot do të mbeten pa rrymë disa rrugë në komunat Aerodrom, Saraj, Qendër dhe Gjorçe Petrov.
Nga ora 08:00 deri në orën 15:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga "Bohomilski pohod", në komunën Aerodrom.
Nga ora 08:30 deri në orën 13:00, pa rrymë do të mbeten shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Kondovë, komuna Saraj.
Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Vollkovë, në komunën Gjorçe Petrov do të mbeten pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 14:00, komuna Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 11:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës "Orce Nikollov" (objektet në rrethinë të hotel - IBIS) dhe një pjesë nga rruga "Nikolla Klusev" (objektet në rrethinë nr 11, në komunën Qendër). ls/
Foto: Arkivi i MIA-s