• Thursday, 07 November 2024

Takim i delegacionit të BSP-së me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, është shprehur mbështetje për policinë e Maqedonisë

Takim i delegacionit të BSP-së me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, është shprehur mbështetje për policinë e Maqedonisë

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që mbahet këtë javë në Glazgov, Mbretëria e Bashkuar, delegacioni i Byrosë së Sigurisë Publike zhvilloi takim me kryetarin e INTERPOL-it, Ahmed Naser Al-Raisi, ku u konfrimua kontributi i jashtëzakonshëm që vendi ynë e jep që të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar policor përmes pjesëmarrjes në aktivitetet dhe iniciativat e INTERPOL-it, kumtoii Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim, siç është theksuar në kumtesëb, Ahmed Naser Al Raisi ofroi mbështetje të hapur në emër të Organizatës për përforcimin e kapaciteteve të Policisë së Maqedonisë.

"Janë zhvilluar edhe një sërë takimesh dypalëshe me delegacionet e Australisë, Moldavisë, Serbisë, Brazilit dhe SHBA-së, ku u diskutuan çështje aktuale me interes të përbashkët, në drejtim të një shkëmbimi të shpejtë dhe efektiv të informacioneve dhe ngritjen e hetimeve të përbashkëta në luftën kundër grupeve të organizuara kriminale, krimit financiar, korrupsionit dhe sigurisë kibernetike. Policia e Maqedonisë me siguri po i afrohet arritjes së standardeve të larta të punës policore", theksohet në kumtesën e MPB-së. ls/

Foto: MPB