Tërmet me fuqi prej 2,2 ballë sipas shkallës Rihter në mëngjes goditi rajonin e Shkupit
- Tërmet me epiqendër në zonën epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter prej 2.2 gradë, është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:49, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 09:17, 7 November, 2024
Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Tërmet me epiqendër në zonën epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale Rihter prej 2.2 gradë, është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:49, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata në qytetin e Shkupit dhe rrethinë, me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane", kumtoi Observatori. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s