• Thursday, 20 February 2025

Tërmet me intensitet prej 5 ballëve është regjistruar në afërsi të Peloponezit

Tërmet me intensitet prej 5 ballëve është regjistruar në afërsi të Peloponezit

Athinë, 18 shkurt 2025 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej 5.0 është regjistruar pak para orës 19:00 sipas orës lokale në veriperëndim të gadishullit grek Peloponez, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Tërmeti është ndjerë në rajonin më të gjerë, gjegjësisht në pjesën veriperëndimore të Peloponezit, si dhe në ishujt Lefkada dhe Zakintos dhe deri më tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Sizmologu grek Gerasimos Papadopulos komentoi në rrjetet sociale se ky rajoni "ka një të kaluar të rëndësishme sizmike", duke pasur parasysh atë që në vitin 1988 është regjistruar një tërmet prej 6 ballëve, me epiqendër afër tërmetit të sotëm. mb/

Foto: MIA