• Tuesday, 02 July 2024

Stuhi e madhe e shoqëruar me shi dhe breshër e kaploi rajonin e Tetovës

Stuhi e madhe e shoqëruar me shi dhe breshër e kaploi rajonin e Tetovës

Tetovë, 23 qershor 2024 (MIA) - Sot pasdite Tetovën me rrethinë i kaploi stuhi e madhe e shoqëruar me reshje të fuqishme të shiut dhe breshër në madhësinë e lajthisë. Reshjet e rrëmbyeshme zgjatën rreth 45 minuta dhe sipas informatave fillestare, disa pjesë të qytetit janë vërshuar, ndërsa qytetarët bëjnë thirrje për ndihmë.

"Komandanti i NJTZ Tetovë kërkon të çkxçet rryma në tërë Tetovën, sepse sipas tij, rretiku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është shumë e lartë për shkak sse janë vërshuar hapëirat e bodrumeve në disa shtëpi dhe objekte. Në numrin e telefonit 112 arritën disa paraqitje nga qytetarët për bodrume të vërshuara. Për momentin po vendoset kontakti me EVN-në", kumtojnë nga QMK. ab/

Foto: МIА arkivi