• Tuesday, 04 March 2025

Siljanovska Davkova: Ishte koha që të sillemi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas

Siljanovska Davkova: Ishte koha që të sillemi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Sa herë që flasim për gjëra të tjera, flasim edhe për problemin tonë themelor, se është koha që të sillemi si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas, si qytetarë, me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në Veles në Konferencën nacionale "Së bashku më të fortë", në organizim të Shoqatës së personave me paralizë cerebrale dhe pengesa tjera.

Në përgjigjen e pyetjes së një gazetari të ndërlidhur me bisedën telefonike me presidentin bullgar Rumen Radev, presidentja tha se shpreson se do të gjendet një zgjidhje për problemin, sepse, siç tha ajo, jo rastësisht kemi qenë të destinuar të jetojmë pranë njëri-tjetrit, madje edhe të kuptojmë njëri-tjetrin.

"Fati paska qenë që jo rastësisht të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe madje të kuptonim njëri-tjetrin dhe mendoj se kjo na lidh. Ne të dy po e ndjekim atë trajektore, ngadalë, paqësisht, me mirëkuptim dhe respekt. Uroj që të gjejmë një zgjidhje", tha Siljanovska Davkova.

E pyetur nëse do të ketë takim bilateral, Davkova tha se sigurisht që do të ketë, por nuk mund të thotë me siguri për momentin. mb/

Foto: MIA