Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Mickoski arriti në Hungari
- Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski arriti në Budapest, ku do të marrë pjesës në samitin qeveritar të Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes Mickoskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, ndërsa në suaza të samitit qeveritar është paraparë të mbahen takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:22, 3 March, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski arriti në Budapest, ku do të marrë pjesës në samitin qeveritar të Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në pajtim me agjendën, janë paraparë takim tet-a-tet mes Mickoskit dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, ndërsa në suaza të samitit qeveritar është paraparë të mbahen takime bilaterale mes ministrave të resorëve të të dy qeverive, pas çka do të pasojë edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive.
Është paraparë që ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski dhe ministri i Politikës së Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto të nënshkruajnë plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik në tema të dakorduara mes veti për integrim në BE, proceset e administratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Politkikës së Jashtme Tregtrare në Budapest.
Pas përfundimit të mbledhjes ndërqeveritare nesër konferencë të përbashkët për shtyp do të mbajnë dy kryeministrat.
Kryeministrat Mickoski dhe Orban i kryesuan delegacionet qeveritare në mbledhjen e përbashkët ndërqeveritare që u mbajt në shtator të vitit të kaluar në Ohër, ku u konfirmua aleanca strategjike mes dy vendeve dhe u riafirmua mbështetja e fuqishme hungareze për eurointegrimin tonë.
"Hungaria çdoherë ishte mbëshstetëse e fuqishme e zgjerimit të BE-së dhe aspiratave tona për anëtarësim të barabartë. Hungaria nuk është vetëm partnerja jonë në skenën evropiane, por edhe shembull për atë se si një shtet me sukses mund ta balancojë sovranitetin nacional me integrimin global", theksoi kryeministri i Maqedonisë.
Kryeministri hungarez ndërkaq tha se është gabim i mdh që vendi nuk është anëtare e BE-së dhe ofroi të ndërmjetësojë në zgjidhjen e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që SOfja më pas e refuzoi në mënyrë eksprese.
"Qëndrimi ynë është i qartë, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për stabilitetin e tij, por edhe për stabilitetin e Hungarisë, e madje edhe të vetë BE-së. Stagnimi në procesin e zgjerimit, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut, nuk është i drejtë. Jemi të gatshën të bisedojmë për këto çështje dhe të punojmë në atë plan", tha atëherë kryeministri i Hungarisë si kryesues me BE-në.
Në Ohër u bë fjalë edhe për projektet strategjike si korridori transportues dhe energjetik veri - jug që e ndërlidhë Ballkanin me Hungarinë dhe është me rëndësi të madhe për sigurinë energjetike dhe rritjen ekonomike të mbarë rajonit. U cek se bashkëpunimi ynë me Hungarinë do të jetë kyç për implementimin e suksesshëm të këtyre nismave.
Mickoski dhe Orban në margjina të samitit të NATO-s në Uashington dakorduan vendosje të bashkëpunimit të posaçëm ekonomik dhe kredi për vendin prej një miliarëd euro, prej të cilave 500 milionë euro u shfrytëzuan për pagesë të euro bondit prej vitit 2018. Pjesa tjetër e mjeteve - 250 milionë janë dedikuar për mbësshtetje të ekonomisë dhe po aq për projekte infrastrukturore në komuna.
Kryeministri Viktor Orban në vitin 2013 në Ohër nga an e presidentit të atëhershëm Gjorge Ivanov u dekorua me dekoratën "8 Shtatori" për merita të jashtëzakonshsme për zhvillim dhe përforcim të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit paqëor të Maqedonisë dhe Hungarisë. ab/