• Sunday, 20 October 2024

Shtëpia e Netanjahut u godit nga një dron, deklaroi zëdhënësi i tij

Shtëpia e Netanjahut u godit nga një dron, deklaroi zëdhënësi i tij

Jerusalem, 19 tetor 2024 (MIA) - Shtëpia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në qytetin verior izraelit Cezareja u godit nga një dron, deklaroi zëdhënësi i tij. 

Kryeministri nuk ishte në atë zonë në momentin e sulmit. Sipas burimit të njëjtë, nuk ka të lënduar. 

Më parë, ushtria izraelite kumtoi se një dron i lëshuar nga Libani ka goditur një ndërtesë në qytetin izraelit Cezareja, në afërsi të shtëpisë së Netanjahut. Në incidentin nuk ka të lënduar, ndërsa janë rrëzuar edhe dy drona tjerë. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s