Shporta minimale sindikale për muajin shkurt 63 773 denarë, është rritur për 521 denarë në krahasim me janarin
- Shporta minimale sindikale për muajin shkurt është 63 773 denarë dhe është për 521 denarë më e lartë se sa në janar të këtij viti kur ishte 63 252 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katrorë, ndërkaq, është 79 148 denarë, kumtoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM).
- Post By Arta Bunjaku
- 13:10, 20 February, 2025

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Shporta minimale sindikale për muajin shkurt është 63 773 denarë dhe është për 521 denarë më e lartë se sa në janar të këtij viti kur ishte 63 252 denarë. Me banesë me qira prej 60 metra katrorë, ndërkaq, është 79 148 denarë, kumtoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Sipas përllogaritjeve të LSM-së, nga shporta minimale sindikale një familje katëranëtarëshe për ushqim dhe pije duhet të ndajë 23 427 denarë apo 36,7 për qind, për veshmbathje 5.800 denarë apo 9,1 denarë, për taksën e banimit, ujë, energji elektrike dhe ngrohje 6.096 denarë apo 9,6 për qind. Për higjienë dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi duhet të ndahen 2.195 denarë apo 3,4 për qind, prë shlndet 1.135 denarë apo 1,8 për qind, për transport 4.844 denarë apo 7,6 për qind.
Për komunikime, një familjeje katëranëtarëshe në shkurt të këtij viti iu deshën 3.417 denarë apo 5,4 për qind e shumës së shportës minimale, për rekreacion dhe kulturë 4.592 denarë apo 7,2 për qind, për arsim 7.036 denarë apo 11 për qind, për restorante dhe hotele 4.131 denarë apo 6,5 prë qind, ndërsa për mallra dhe shërbime të tjera 1.100 denarë apo 1,7 për qind.
Nëse jetojnë në banesë me qira, plotësisht nevojiten 21.471 denarë. ab/
Foto: МIА arkivi