Shkurti me temperatura brenda mesatares për këtë periudhë dhe pa shumë reshje
- Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, shkurti i vitit 2025 karakterizohet si muaj mesatar dhe shumë i thatë për nga temperatura dhe reshjet, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:49, 3 March, 2025

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, shkurti i vitit 2025 karakterizohet si muaj mesatar dhe shumë i thatë për nga temperatura dhe reshjet, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020.
"Temperatura mujore ka lëvizur nga -1.2 gradë Celsius në Mavrovë deri në 5.8 gradë Celsius në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të muajit shkurt për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 0,5 gradë nën mesataren, në nivel shteti. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 18.0 gradë Celsius", informojnë nga DPHM-ja.
Janë regjistruar ditë më të ftohta, me temperatura minimale nën zero në fund të dekadës së dytë të muajit. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 20 shkurt dhe ka qenë -14.2 gradë Celsius.
Në shkurt, sasia mujore e reshjeve në vend ka qenë nga 0.2 mm në Demir Kapi deri në 8.1 mm në Berovë. Reshjet janë kryesisht të shiut dhe borës në zonat malore. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 2.3 mm është shënuar në Berovë më datën 26 të muajit. Më datë 19 është matur shtresa më e lartë e borës prej 36 centimetra në Kodrën e Diellit.
Krahasuar me mesataren e shkurtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ka qenë 94 për qind nën mesataren në nivel të shtetit.
Foto: Arkivi i MIA-s