• Thursday, 30 January 2025

Shkupi në vendin e 37-të për nga ndotësia, është ndërprerp pagu i alarmimit në Manastir dhe Strumnicë

Shkupi në vendin e 37-të për nga ndotësia, është ndërprerp pagu i alarmimit në Manastir dhe Strumnicë

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Shkupi këtë mëngjes është gjendur në vendin e 37-ta në botë, sipas të dhënave të "iqair". Në rajon, për krahasim, Athina është në vendin e 21-të, ndërsa prishtina në vendin e 22-të. Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), këtë mëngjes kanë njoftuar se është ndërprerë pragu i alarmimit në Manastir dhe Strumicë.

"Sipas të dhënave të DAMSKV-së më 27.01.2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën kufirin e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3, dhe episodi dy ditë radhazi me tejkalim të pragut të alarmit për PM10 është ndërprerë në Manastir dhe Strumicë", sqarohet në komunikatën e MMJPH.

Të dielën në mbrëmje MMJPH informoi se sipas të dhënave të Sistemit automatik shtetëror për monitorimin e cilësisë së ajrit ambiental dhe parashikimit të marrë të motit nga DPHM, pragu u alarmit i grimcave të suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra - tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë këtyre ditëve është tejkaluar në vendin matës - Strumicë.

 

Konform gjendjes së krijuar, siç shtuan nga Ministria, për Strumicën kanë qenë në fuqi disa masa.

"Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme të instalimeve me leje mjedisore të integruara A. Të intensifikohen inspektimet e jashtëzakonshme në terren për të kontrolluar instalimet me leje dhe raporte mjedisore të integruara në B. Instalimet me monitorim të vazhdueshëm duhet të mundësojnë akses publik në të dhënat e matura. Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht të atyre me naftë dhe automjeteve të paregjistruara. Të intensifikohen kontrollet e jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit. Në njoftim theksohej ndalimi i zjarreve në qiell të hapur.

Të gjitha subjekteve juridike - punëdhënësve, i është rekomanduar që me rekomandim të mjekut të familjes të përjashtojnë nga detyrimet e punës shtatzënat, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt miokardi apo goditje në tru, pavarësisht moshës. . Gjithashtu u rekomandua që të gjitha subjektet juridike - punëdhënësit të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë jashtë të punojnë nga ora 11 deri në 17:00. Gjithashtu është rekomanduar që të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në natyrë.

Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike - punëdhënësit t'i lirojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna, personat më të moshuar se 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me atak të kaluar në tru dhe zemër pa dallim moshe, me rekomandim nga mjeku amë. Gjithashtu rekomandohet që punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambient të hapur të punojnë nga ora 11 deri në 17. Rekomandohet edhe që të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime tjera kulturore në qiell të hapur. mb/

Foto: MIA, "iqair", MMJPH