• Thursday, 17 October 2024

Shënimi i Ditës botërore të ushqimit

Shënimi i Ditës botërore të ushqimit

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Organizata për ushqim dhe bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot do ta shënojnë Ditën botërore të ushqimit me moton "E drejta e ushqimit për jetë më të mirë dhe ardhmëri më të mirë: Askush të mos anashkalohet".

Ngjarja do të mbahet në fermën e Toni Dimevskit, në fshatin Ognjanci, komuna Petrovec, në afërsi të Shkupit.

Dita botërore e ushqimit shënohet çdo vit më 16 tetor, kur në vitin 1945 u themelua FAO. Kjo ditë ka për qëllim ta ngrit ndërgjegjen për problemin global me urinë dhe të bëjë thirrje për aksion kolektiv për ndërtimin e ardhmërisë së qëndrueshme për ushqimin, njerëzit dhe planetin. bsh/

Foto: FAO