Në Kuvend do të shënohet Dita ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
- Në organizim të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, sot në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
- Post By Fami Bajrami
- 07:51, 17 October, 2024
Shkup, 17 tetor (MIA) - Në organizim të Komisionit për Kulturë dhe Turizëm, sot në Kuvend do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Në hapjen e ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, Zoran Ljutkov, ministri i Kulturës dhe Turizmit dhe Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm.
Siç informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, fjalime tematike do të kenë Velika Stojkova-Serafimovska, anëtare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm dhe eksperte e akredituar e UNESKO-s për trashëgimi kulturore jomateriale, Sulejman Rushiti, drejtor i IK teatri i Gostivarit, Vesela Çestoeva, drejtoreshë në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe Ivona Opetçeska-Tatarçevska, koordinatore kombëtare për trashëgimi kulturore jomateriale në Maqedoni.
Në fund, në kuadër të ngjarjes, do të zhvillohet edhe diskutim për trashëgiminë kulturore jomateriale. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s