Së shpejti do të nënshkruaj kontratë të re me Barcelonën, konfirmon Jamal
- Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal ka konfirmuar se së shpejti do ta vazhdojë kontratën me klubin. Kontrata aktuale është deri në verën e vitit 2026, por sipas informacioneve do të vazhdohet edhe për katër vite të tjera.
- Post By Fami Bajrami
- 17:17, 8 January, 2025
Barcelonë, 8 janar 2025 (MIA) - Ylli i ri i Barcelonës, Lamin Jamal ka konfirmuar se së shpejti do ta vazhdojë kontratën me klubin. Kontrata aktuale është deri në verën e vitit 2026, por sipas informacioneve do të vazhdohet edhe për katër vite të tjera.
"Nuk e di se kur do të nënshkruhet kontrata, por do të ndodhë së shpejti. Barcelona është klubi i jetës sime. Shpresoj të nënshkruaj sërish dhe të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur. Dua të luaj në La Liga dhe në Barcelonë. Po, do t rinovoj kontratën time", ka thënë Jamal në një intervistë për "Si-En-En Sports".
Në lidhje me trajnerin e ri të skuadrës, Hansi Flik, si dhe luftën për titull në La Liga, ai theksoi se gjermani është një trajner ndryshe me një stil tjetër dhe skuadra po përpiqet të përshtatet me udhëzimet e tij.
"Në vitin 2025 do të bëjmë gjithçka për të fituar trofe, duke filluar nga Superkupa. Ne do të bëjmë çmos që këtë vit ta bëjmë më të mirën në jetën tonë. Duhet ta fitojmë La Ligën kundër skuadrave me të cilat kemi humbur më parë. Mendoj se bëhet fjalë për përqendrim. Në momentet e rëndësishme kemi treguar se jemi më të mirët dhe kështu do të vazhdojmë. Nuk kam asnjë dyshim që do ta fitojmë La Ligën", është i sigurt super talenti.
Foto: arkivi