Baloteli: Jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kam probleme
- Sulmuesi i Xhenovës, Mario Baloteli (34) ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe kjo nuk është për minutazhin e vogël që e merr në skuadër pas ardhjes së Patrik Vieiras në pozicionin e trajnerit.
Xhenova, 6 janar 2025 (MIA) - Sulmuesi i Xhenovës, Mario Baloteli (34) ka siguruar se është në gjendje të mirë dhe kjo nuk është për minutazhin e vogël që e merr në skuadër pas ardhjes së Patrik Vieiras në pozicionin e trajnerit.
"Dua të sqaroj se jam plotësisht i shëndetshëm dhe falë Zotit nuk kam asnjë problem. Po ju paralajmëroj për këtë në rast se në të ardhmen thuhet ndonjë budallallëk siç ka ndodhur në situata të ngjashme në të kaluarën. Puthje për të gjithë dhe përpara Xhenova", ka shkruar Baloteli në profilin e tij në rrjetin social.
Baloteli erdhi në Xhenova në fund të tetorit si lojtar i lirë. Gjatë asaj periudhe, futbollisti mori pjesë në gjashtë ndeshje në Serie A ku kaloi 56 minuta në fushë pa shënuar asnjë gol. mb/
Foto: MIA