Regjistrimet audio të raportimeve të Ivanës për dhunë të vazhdueshme u paraqitën si prova kundër Stojançe Jovanovskit
- Regjistrimet audio të tre raporteve policore, të bëra më 2 mars 2026, të cilat drejtpërdrejtë i paraprinë ngjarjes tragjike në të cilën Ivana Jovanovska e humbi jetën së bashku me vajzën gjashtë vjeçare Katja, sot u prezantuan si prova materiale të rëndësishme para Gjykatës Themelore Penale në Shkup në gjykimin kundër bashkëshortit Stojançe Jovanovski. Në pamjet e ditës së kobshme qartë u dëgjuan debatet dhe dhuna fizike, me ç'rast i i pandehuri Stojançe i thotë viktimës se më nuk dëshiron ta shohë fëmijën dhe se do t'ia shkatërrojë jetën.
- Post By Sara Ademi
- 13:45, 8 April, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) - Regjistrimet audio të tre raporteve policore, të bëra më 2 mars 2026, të cilat drejtpërdrejtë i paraprinë ngjarjes tragjike në të cilën Ivana Jovanovska e humbi jetën së bashku me vajzën gjashtë vjeçare Katja, sot u prezantuan si prova materiale të rëndësishme para Gjykatës Themelore Penale në Shkup në gjykimin kundër bashkëshortit Stojançe Jovanovski. Në pamjet e ditës së kobshme qartë u dëgjuan debatet dhe dhuna fizike, me ç'rast i i pandehuri Stojançe i thotë viktimës se më nuk dëshiron ta shohë fëmijën dhe se do t'ia shkatërrojë jetën.
Përveç provave të 2 marsit, në procedurë dëshmuese para gjykatës u paraqitën në mënyrë kronologjike materialet audio nga viti 2024, 2025 dhe 2026, të cilat dëshmojnë për dhunën e vazhdueshme familjare viteve të fundit. Provat materiale të prezantuara përfshijnë raportet e bëra personalisht nga Ivana e ndjerë, nga nëna e saj Ljubica, nga nëna e të pandehurit, si dhe nga fqinjët dhe dëshmitarët anonim.
Prokuroria para gjykatës prezanton transkripta dhe prova materiale, si fotografitë nga raportet në sistem, ku shihen numrat e telefonit të ankuesve.
Përveç fotove të raporteve në sistem, të cilat tregojnë numrat e telefonit të ankuesve, prokurorja Adela Bojçeviq paraqet edhe regjistrime audio të raporteve policore të paraqitura nga Ivana më 15 tetor 2025.
"Raport anonim nga 15 tetori 2025, ora 8:38 e mëngjesit, i cili përmban dy skedarë audio me raporte nga Ivana. Në skedarin e parë, Ivana e pyet operatoren se ku duhet të kontaktojë kur dikush e ka mbyllur banesën dhe nuk po e lejon të hyjë. Operatori e drejton atë te këshilli i shtëpisë dhe, nëse kjo dështon, thotë se do ta lidhë atë me zjarrfikësit. Ivana shpjegon se këshilli i shtëpisë nuk ka çelësa dhe i kërkon policisë ta bëjë këtë. Operatori i thotë përsëri të konsultohet me këshillin e shtëpisë dhe pastaj të thyejë derën. Ajo përgjigjet se nuk ka problem ta thyejë derën e banesës dhe pyet nëse kjo do të thotë që zjarrfikësit duhet ta bëjnë këtë", theksoi prokurorja, duke shpjeguar regjistrimin audio.
Ditën e njejtë Ivana e paraqet bashkëshortin e saj për mbajtje të drogës derisa është e mbyllur në banesë dhe telefonoi policinë. "Dua të denoncoj se në banesë bashkëshorti mban drogë", thotë Ivana në denoncim, ndërsa operatori kërkon të dhënat e saj, ajo i drejtohet Stojançes brenda në banesë "do ta hapësh apo duhet të të denoncoj?".
Bojçeviq prezantoi edhe një regjistrim audio nga denoncimi i Ivanës më 9 qershor 2025, ku e shqetësuar ajo telefonon në numrin 192 për ta denoncuar Stojançen se ai abuzon me të. Ajo sqaron se gjendet në Çair, por nuk e di adresën sepse bashkëshorti nuk ia tregon, pastaj kërkon që policia ta gjejë lokacionin.
Më 21 janar 2025, në orën 1:08 të mëngjesit, një person mashkull nga e njëjta ndërtesë raportoi gjithashtu se fqinjët nga banesa ngjitur po "bërtisnin dhe se gruaja erdhi tek ata duke thënë se burri i saj po e rrihte dhe se ajo tani po strehohej në shtëpinë e tyre". Më 29 gusht 2025, nëna e Ivanës, Ljubica Stojanovska, raportoi me ankth në polici se vajza e saj, e cila është në procedurat e divorcit, kishte shkuar në banesën në rrugën Teodosij Gologanov për të marrë disa gjëra, por burri i saj ishte atje, duke e rrahur. Nëna e Ivanës thekson se kjo nuk është hera e parë që Stojançe e ka keqtrajtuar. Mes lotësh, ajo shpjegon se në prag të festës së Shën Gjonit (20 janar) në orën 1 të mëngjesit, fqinjët kishin raportuar tashmë dhunë. sa/
Foto: MIA