• Monday, 14 October 2024

Rama: Emigrantët nuk do të lejohen të dalin nga kampi në Gjadër

Rama: Emigrantët nuk do të lejohen të dalin nga kampi në Gjadër

 Tiranë, 13 tetor 2024 (MIA) - Emigrantët që këto ditë do të mbërrijnë në kampet në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, nuk do të kenë mundësi të largohen nga kampi ku do të vendosen.

"Fatin për të ardhjmen  e tyre do të duhet ta presin vetëm brenda ambienteve akomoduese në kampin në Gjadër", deklaroi Rama në një intervistë për të përditshmen italiane "La Republika", duke shtuar se përgjegjësia për gjithçka që ndodh brenda kampit është vetëm e Romës zyrtare.

 Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të lëvizin lirshëm në Shqipëri.

 Por, Rama në intervistë nuk ka dhënë asnjë shpjegim për qendrat e pranimit, të cilat duhej të fillojnë me punë në maj.

Ai thotë se nuk ka informacion edhe për datën e saktë se kur do të mbërrijnë emigrantët e parë apo nëse do të ketë "prerje solemne të shiritit", duke shtuar se e gjitha kjo është në kompetencë të autoriteteve italiane.

 Ai gjithashtu është skeptik nëse ndonjë vend tjetër nga Ballkani Perëndimor do të ndërmarrë një angazhim të tillë.

 Qendra e pranimit në Shëngjin dhe kampi në Gjadër do të jenë dy struktura nën juridiksionin italian, ku pritet të akomodohen emigrantët e kapur nga autoritetet italiane në ujërat ndërkombëtare.

 Sipas marrëveshjes ndërmjet Romës dhe Tiranës, emigrantët ilegalë që mbërrijnë në Itali do të transportohen me anije në portin e Shëngjinit, ku do të identifikohet identiteti  dhe do t'u nënshtrohen një kontroll fillestar mjekësor, përpara se të transferohen në qytetin e afërt të Gjadrit, ish-bazë ushtarake, ku do të akomodohen dhe do të presin përgjigjen e kërkesës për azil.

 Në kapin në Gjadër do të mund të qëndrojnë deri në 3.000 emigrantë në muaj ose 36.000 në vit. Shpenzimet e përgjithshme janë të Qeverisë italiane, që për pesë vjet do t'i kushtojnë të paktën 670 milionë euro.