• Tuesday, 15 October 2024

Ukraina dhe Lindja e Mesme tema kryesore në Këshillin e punëve të jashtme të BE-së

Ukraina dhe Lindja e Mesme tema kryesore në Këshillin e punëve të jashtme të BE-së

Bruksel, 14 tetor 2024 (MIA) - Agresioni rus kundër Ukrainës dhe situata aktuale në Lindjen e Mesme do të jenë dy temat kryesore në takimin e sotëm të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së në Luksemburg.

Seanca e rregullt e sotme e Këshillit të Punëve të Jashtme po mbahet në prag të takimit të shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së të planifikuar për të enjten dhe të premten në Bruksel ku midis temave për diskutim është dhe mbështetja për Ukrainën dhe ngjarjet në Lindjen e Mesme pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit dhe intensifikimit të konfliktit në Liban.

Në pjesën e seancës së Këshillit ku do të diskutohet për agresionin rus ndaj Ukrainës dhe mbështetja e BE-së për vendin, përmes lidhjes me video konferencë do të përfshihet ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Andrij Sibiha, i cili do të ketë një shkëmbim joformal mendimesh me kolegët e tij evropianë për ngjarjet në terren.

Pas debatit për Ukrainën, gjatë drekës së punës, ministrat do të kenë shkëmbim joformal mendimesh me shefin e diplomacisë britanike Dejvid Lami.

Pasdite, ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe për reagimin e Unionit ndaj këtyre ngjarjeve.

Në këtë seancë të tetorit të Këshillit të Punëve të Jashtme, ministrat do të informohen për situatën në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Moldavi, të caktuara për 20 tetor dhe zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji të parapara për 26 tetor.

Në mënyrë shtesë, është parashikuar që shefat e Punëve të Jashtme të BE-së të diskutojnë edhe për situatën në rajonin e Bririt të Afrikës dhe në Venezuelë.

Me seancën e sotme e Këshillit do të kryesojë përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel.

Në vazhdim do të mbahet takim i Këshillit të bashkëpunimit BE-Kazakistan. Është parashikuar takim mbi marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim të zgjeruar midis BE-së dhe Kazakistanit, si dhe për çështjet politike, ekonomike dhe tregtare, që lidhen me reformat e brendshme, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut në këtë vend të Azisë Qendrore, për përpjekjet dhe përballja për të anashkaluar sanksionet evropiane drejt vendeve të treta, për mundësitë për lehtësimin e bashkëpunimit dypalësh, furnizimin me lëndë të para kritike dhe për lidhje të qëndrueshme të ndërsjellë.

Në takim do të diskutohen edhe tema që lidhen me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, për çështjet e sigurisë dhe për bashkëpunimin në kuadër të iniciativës evropiane "Porta globale". rq/

Foto: arkivi i MIA-s