• Monday, 14 October 2024

Andrulakis sërish është zgjedhur për lider të PASOK-ut

Andrulakis sërish është zgjedhur për lider të PASOK-ut

Athinë, 14 tetor 2024 (MIA) - Kemi obligim që sërish t'u japim shpresë dhe perspektivë grekëve, gjeneratave të reja. Këtu jemi t'i ofrojmë ndryshimet e mëdha që i nevojiten shoqërisë sonë, tha mbrëmë vonë kryetari i PASOK-ut, Nikos Andrulakis, pasi sërish është zgjedhur për lider të partisë opozitare greke, me fitore të bindshme dhe të fituara pothuaj 60 për qind të votave, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas rezultateve përfundimtare zyrtare, në rrethin e dytë të zgjedhjeve për lider të Partisë Socialiste, kanë votuar 213.781 anëtarë, Andrulakis ka fituar 59,9 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij, prefekti i Athinës, Haris Dukas, ka fituar 40,1 për qind të votave.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, të mbajtura javën e kaluar, Andrulakis ka fituar 29,64 për qind të votave, ndërsa Dukas 21,41 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit të kaluar, PASOK fitoi 11,84 për qind, ndërsa në zgjedhjet evropiane para katër muajve, po ashtu ishte në pozitën e tretë pas SYRIZA-s me 12,79 për qind të votave. bsh/