• Wednesday, 16 October 2024

Kryqi i Kuq: Të paktën 18 të vdekur në sulmin izraelit në Libanin verior

Kryqi i Kuq: Të paktën 18 të vdekur në sulmin izraelit në Libanin verior

 Bejrut, 14 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 18 persona janë vrarë sot në një sulm ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez.

 Sipas ekipeve të shpëtimit, janë plagosur katër persona të tjerë.

 Sulmi izraelit goditi një shtëpi ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar në zonën Aito të rajonit Zogerta, deklaroi një burim libanez i sigurisë.

 Ministria libaneze e Shëndetësisë tha se numri i të vdekurve deri më tani është nëntë. Një person është plagosur, theksohet,  duke shtuar se operacionet e shpëtimit janë ende duke u zhvilluar.

Foto: Arkivi i MIA-s