• Saturday, 19 October 2024

Rënie e qarkullimit në ndërtimtarinë në BE për mbi dy për qind në nivel vjetor

Rënie e qarkullimit në ndërtimtarinë në BE për mbi dy për qind në nivel vjetor

Bruksel, 19 tetor 2024 (MIA) – Qarkullimi në ndërtimtari në BE në gusht 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ka shënuar rënie prej 2,4 për qind, ndërsa në Eurozonë është ulur për 2,5 për qind, tregojnë të dhënat e Shërbimit evropian statistikor – Eurostat.

Në nivel mujor (gusht - korrik 2024), ndërtimtaria shënoi rritje prej 0,4 për qind në BE dhe një rritje prej 0,1 për qind në Eurozonë.

Sipas sektorëve, në nivel vjetor në gusht të këtij viti në BE, ka pasur rënie prej 2,5 për qind në ndërtimin e objekteve, rënie prej 3,9 për qind në inxhinierinë e ndërtimit dhe 2,7 për qind në aktivitetet e specializuara të ndërtimit.

Ndër vendet anëtare të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, rënia më e madhe vjetore e qarkullimit të ndërtimit është shënuar në Slloveni me 17,1 për qind, në Sllovaki me 10,9 për qind dhe në Hungari me 6,0 për qind. Nga ana tjetër, rritja më e madhe vjetore është shënuar në ndërtimtari në Bullgari, me 5,5 për qind, përpara Holandës me 2,5 dhe Portugalisë me 2,0 për qind.

Qarkullimi në ndërtimtari në BE sipas sektorëve në gusht 2024, krahasuar me muajin paraardhës, shënoi rritje prej 1,8 për qind për ndërtimin e objekteve dhe 0,4 për qind në aktivitetet e specializuara të ndërtimit, por edhe rënie prej 2,1 për qind në ndërtimet e ulëta.

Në Eurozonë, nga ana tjetër, në nivel mujor është shënuar rritje e qarkullimit për 0,9 për qind për ndërtimin e objekteve dhe 0,3 për qind në aktivitetet e specializuara të ndërtimit, si dhe rënie prej 2,1 për qind në ndërtimet e ulëta.

Ndër vendet anëtare, rritja më e lartë mujore në ndërtimtari është në Suedi me 7,2 për qind, përpara Holandës me 6,3 dhe Rumanisë me 4,7 për qind. Sllovakia, nga ana tjetër, është “lider” në rënien e qarkullimit në ndërtimtari me 4,3 për qind, përpara Belgjikës me 3,2 dhe Sllovenisë me 3,1 për qind. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s