• Thursday, 03 October 2024

QMK: Ende është aktiv zjarri ndërtesën në Çair, në terren tre automjete të zjarrfikësve

QMK: Ende është aktiv zjarri ndërtesën në Çair, në terren tre automjete të zjarrfikësve

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Ende është aktiv zjarri në ndërtesën në lagjen Çair të Shkupit, i cili ka shpërthyer dje. Aktualisht në terren janë tri automjete të zjarrfikësve të Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, informoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Nga QMK kujtojnë se dje, nga ora 1:50 zjarrin në Çair e kanë shuar 20 zjarrfikës me shtatë automjete të zjarrfikësve për shkak të djegies së një depoje në rrugën "Prohor Pçinski" nr. 136 në bodrumin e ndërtesës.

"Zjarri është përhapur edhe në ndërtesën banuese, në dyqanet përdhesë, ndërsa kishte tym të zi shumë të dendur, për këtë arsye janë evakuuar shumica e banorëve të ndërtesës. Nga Ndihma e shpejtë mjekësore në orën 14:25 kanë njoftuar se ua kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore 10 fëmijëve, 21 të rriturve, një zjarrfikësi dhe një gruaje shtatzanë. Shtesë si ndihmë për BTZ e Qytetit të Shkupit ka mbërritur një automjet special i zjarrfikësve i ARMV-së", thuhet në kumtesën e QMK-së. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s