• Thursday, 30 January 2025

Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria

Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria

Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e ka pranuar propozim-tekstin e Marrëveshjes për përgatitjen, ndërtimin dhe eksploatimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, të dorëzuar nga Republika e Bullgarisë.

Siç kumtoi Ministria e Transportit, në periudhën e ardhshme propozimin do ta shqyrtojë grupi i punës, për formimin e të cilit është miratuar vendim dhe në të cilin do të jenë zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, ministrat e Financave dhe të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe Timço Mucunski dhe drejtori i NP HRMV Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski.

Ministria e Transportit në kumtesë thekson se "Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në ndërtimin dhe modernizimin e korridoreve evropiane të transportit, përfshirë Korridorin 8”.

"Në këtë drejtim, ndërtimi i Korridorit 8 është një projekt strategjik të cilit po i kushtohet vëmendje e madhe dhe po ndërmerren aktivitete në kuadër të prioriteteve për përfundimin e tij. Qëllimi i Qeverisë, përmes Ministrisë së Transportit, është vazhdimi i ndërtimit të pjesës lindore të korridorit hekurudhor 8 dhe i njëjti të lidhet me Republikën e Bullgarisë. Por ne do të theksojmë sërish qëndrimet e qeverisë: që hekurudha të jetë funksionale dhe që korridori 8 të ketë kuptim dhe të plotësojë nevojat për të cilat synohet, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin me Bullgarinë dhe ndërtimi të bëhet bashkërisht në vazhdimësi të të gjitha zgjidhjeve të tunelit", informoi Ministria e Transportit.

Ai gjithashtu thekson se është e nevojshme "nga ana bullgare të përfundojë linja hekurudhore që mungon deri në pikën kufitare, si dhe të modernizohet linja hekurudhore nga Gjuesheva deri në Sofje".

"Maqedonia nga ana e saj do të rishikojë çmimin e kostos. Përmirësimi i lidhjes brenda Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së është një faktor kyç për integrimin e mëtejshëm që do të sjellë përfitime për ekonomitë dhe qytetarët e rajonit"; theksohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s