Protesta në disa qytete amerikane për shkak të përplasjes verbale në Shtëpinë e Bardhë
- Në disa qytete amerikane dje janë mbajtur protesta, të inicuara nga përplasja verbale dhe takimi i ndërprerë i presidentit dhe nënpresidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe Xhej Di Vens dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:15, 2 March, 2025

Uashington, 2 mars 2025 (MIA) - Në disa qytete amerikane dje janë mbajtur protesta, të inicuara nga përplasja verbale dhe takimi i ndërprerë i presidentit dhe nënpresidentit të SHBA-së, Donald Tramp dhe Xhej Di Vens dhe presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Qindra protestues u mblodhën në Uejtsfild, Uermont, ku Uensi është në skiim me familjen e tij. Edhe pse protesta ishte planifikuar për në fillim të javës së ardhshme, organizatorët thanë se një numër i madh njerëzish vendosën të vinin pasi panë sjelljen e Trampit dhe Uensit në Shtëpinë e Bardhë.
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej "Uermonti është me Ukrainën" dhe "Turp ndërkombëtar" dhe valëvitën flamujt ukrainas.
Protestat u organizuan edhe në qytete të tjera amerikane, duke përfshirë Nju-Jorkun, Los Anxhelosin dhe Bostonin, ku qindra njerëz dolën në rrugë në mbështetje të Ukrainës dhe Zelenskit.
Në qarkun e Los Anxhelosit, protestuesit u mblodhën para ndërtesës së "Spejs Iks" (SpaceX), ndërsa në Boston organizuan një "tubim urgjent" nën sloganin "vetëm paqe për Ukrainën"
Protesta ka pasur edhe para qendrës për shitje të makinave Tesla, pronarë i së cilës është Ilon Mask, gjatë të cilave janë arrestuar nëntë persona.
Protestuesit në Nju-Jork u shprehën kundër pushimeve masive të nëpunësve shtetërorë amerikanë të me urdhër të Departamentit të Efikasitetet të Qeverisë (DOGE), për të cilin paraprakisht Masku ishte përgjegjës.
Protestat nën sloganin " Ta përmbsim Tesllën" u mbajtën edhe në Xheksonuill, Florida, Tuson, Arizonë, si dhe në qytete të tjera amerikane. Protestuesit bllokuan qarkullimin në bulevardet në zonën e qendrave të ekspozitës, duke brohoritur "Nuk ka diktatorë në SHBA" dhe "Shpëtoni demokracinë".
Foto: Iks