• Monday, 03 March 2025

Izraeli blen mbi 40.000 bomba ajrore nga SHBA-ja me vlerë prej dy miliardë dollarë

Izraeli blen mbi 40.000 bomba ajrore nga SHBA-ja me vlerë prej dy miliardë dollarë

Tel Aviv, 3 mars 2025 (MIA) - Izraeli do të blejë më shumë se 40.000 bomba Mk-84, prej të cilave secila peshon 900 kilogramë, ndërsa përmban 429 kilogramë material shpërthyes. Marrëveshja për këtë blerje arrin dy milionë dollarë.

Qeveria izraelite do të blejë 35.529 bomba Mk-84 ose BLU-117E, si dhe në mënyrë shtesë 4.000 koka luftarake l-2000 Penetrator. Përveç bombave, marrëveshja përfshinë pjesë këmbimi, materiale harxhuese, pajisje shtesë, mbështetje për riparim dhe transport.

Këto bomba janë një model standard i forcave ajrore amerikane dhe përdoren në mbarë botën për të shkatërruar caqet e gjalla dhe fortifikimet, me mundësinë e rritjes së saktësisë, shkruan "Dnevni avaz".

Bomba Mk-84 pas shpërthimit krijon një krater të gjerë deri në 15 metra dhe të thellë deri në 11 metra, ndërsa mund të depërtojë deri në 38 centimetra në metal dhe tre metra në beton, në varësi të lartësisë së lëshimit. Rrezja e tij vdekjeprurëse është 120 metra, ndërsa në një zonë më të gjerë mund të shkaktojë lëndime të rënda, gjakderdhje të brendshme dhe pasoja të tjera.

Përveç Mk-84 klasik, Izraeli do të blejë edhe koka luftarake I-2000 Penetrator për shkatërrimin e bunkerëve, fortifikatave dhe depove nëntokësore.

Blerja e një numri kaq të madh bombash reflekton intensitetin shkatërrues të luftës që Tel Avivi po zhvillon në Rripin e Gazës dhe Libanin jugor. Kjo dërgesë ndoshta paraqet ripërtëritjen e furnizimeve të përdorura nga ato operacione ushtarake, potencon Avaz. rq/

Foto: arkivi i MIA-s