Koshta: Qasja drejt BE-së nuk është vetëm premtim për të ardhmen, por edhe partneritet në kohën e tanishme
- Procesi i qasjes në Bashkimin Evropian është rigoroz dhe i mundimshëm, por ai nuk është vetëm premtim për të ardhmen, por edhe është partneritet për kohën e tanishme, i ndërtuar në besim, vetbesim dhe perspektivë strategjike, porositi sot nga Kishinjevi kryetari i Këshillit Evropian, Koshta pas takimit me presidenten, Maja Sandu.
- Post By Besnik Shuki
- 12:20, 3 March, 2025

Bruksel, 3 mars 2025 (MIA) - Procesi i qasjes në Bashkimin Evropian është rigoroz dhe i mundimshëm, por ai nuk është vetëm premtim për të ardhmen, por edhe është partneritet për kohën e tanishme, i ndërtuar në besim, vetbesim dhe perspektivë strategjike, porositi sot nga Kishinjevi kryetari i Këshillit Evropian, Koshta pas takimit me presidenten, Maja Sandu.
"Moldavët kanë zgjedhur ardhmëri evropiane dhe e tregoi përkushtimin e demokracisë, lirisë dhe jetës më të mirë për fëmijët e tyre", tha Koshta, duke shtuar se Moldavia e jeton momentin kyç të rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian.
Sipas tij, për tre vjet nga parashtrimi i aplikimit zyrtar për anëtarësim në BE, Moldavia ka arritur përparim impresiv në afrimin drejt Unioinit, për çka me përkushtim kanë punuar të gjitha subjektet në shoqërinë moldave - autoritetet lokale dhe kombëtare, biznes sektori, shoqëria qytetare dhe gjeneratat e reja.
"Disa tentojnë ta minojnë rrugën e Moldavisë drejt përparimit, prosperitetit dhe stabilitetit përmes shantazhit energjetik, lajmeve të rreme dhe sulmeve hibride. Por, populli i Moldavisë qëndroi dhe e përforcoi rrugën evropiane të vendit", tha Koshta, duke porositur se BE-ja ka treguar se është partner i parashikueshëm dhe i besueshëm, i cili qëndron pas popullit moldav me përkrahje në ballafaqimin me sfidat dhe krizat. bsh/
Foto: Skrinshot