• Tuesday, 04 March 2025

Protestë e të punësuarve të Filarmonisë: Vendimi për zgjedhjen e drejtorit nuk duhet të jetë politik

Protestë e të punësuarve të Filarmonisë: Vendimi për zgjedhjen e drejtorit nuk duhet të jetë politik

Shkup, 3 mars 2025 (MIA) - Punonjësit në Filarmoninë e Maqedonisë sot po mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, pasi dyshojnë për departizim të mundshëm sa i përket zgjedhjes së drejtorit të këtij institucioni.

Në protestën e sotme, Vlladimir Llazarevski nga Organizata sindikaliste e punonjësve në Filarmoninë e Maqedonisë deklaroi se në konkursin për drejtor në Filarmoninë e Maqedonisë duhet të zgjidhet më i kualifikuari dhe jo kandidati i dakorduar nga partia. 

"Para disa ditëve ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në deklaratën për një media tha se vendimi se cili do të jetë drejtor në institucionin tonë mund të jetë edhe politik. I bëjë thirrje sot ministrit të na përgjigjet neve dhe opinionit, se për çka zhvillohet konkursi, nëse vendimi është politik? Pse po vihen në pozitë të pabarabartë kandidatët e tjerë? Si mund të jetë vendimi politik, kur punësimet nuk duhet të jenë objekt marrëveshje mes strukturave politike? Nëse Lutkov me këtë deklaratë edhe zyrtarisht konfirmon se departiizimi dhe sistemi i meritave ishin vetëm një fushatë zgjedhore deklarative e VMRO-DPMNE-së? A duhet kandidatët të jenë profesionistë të lartë apo të pasqyrojnë politikat që ata ndjekin si parti?", tha Llazarevski.

Ai kërkoi përgjigje nga ministri Lutkov se pse, siç tha ai, me çdo kusht dhe në mënyrë të kundërligjshme po shtyhen mes kuadrove të kontraktuara partiake. Siç ka përmendur, kanë informacione se Mustafa Imeri nuk ka dorëzuar dokumentacion të plotë, ndonëse në konkurs thuhet qartë se dokumentet e dorëzuara jo të plota dhe të parakohshme nuk do të merren parasysh.

Ai shtoi se Komisioni tashmë u ka dhënë afat kandidatëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e duhur, të dorëzojë dokumentet e nevojshme jashtë ligjit brenda tre ditëve.

Ai kërkoi edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski të qëndrojë konzistent në deklaratën se do të punësohen kuadro cilësore dhe se sistemi i meritave do të respektohet, dhe jo sistemi i marrëveshjeve dhe listave partiake. 

Kjo është protesta e dytë e të punësuarve në Filharmoninë e Maqedonisë, pasi më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në një intervistë për “24 Vesti” theksoi se me rastin e ndarjes së funksioneve drejtuese në institucione, Filarmonia i takon VLEN-it dhe se drejtor do të jetë Mustafa Imeri. qa/ 

Foto: MIA