• Friday, 22 November 2024

Prezantim i aktiviteteve të realizuara për efikasitet energjetik në Radovish, Konçe dhe Vasilevë

Prezantim i aktiviteteve të realizuara për efikasitet energjetik në Radovish, Konçe dhe Vasilevë

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kumtoi se sot do të prezantohen aktivitetet e realizuara për krijimin e një rajoni me efikasitet energjetik në rajonin e komunave Radovish, Konçe dhe Vasilevë.

Aktivitetet dhe përfitimet e tyre janë në kuadër të projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” faza 2, i implementuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.

Në prezantimin në Qendrën Sportive-Rekreative “25 Maj” në Radovish do të marrin pjesë kryetarët e komunave Radovish, Konçe dhe Vasilevë, Aco Ristov, Zlatko Ristov dhe Sllave Andonov, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, dhe drejtori i Qendrës për zhvillimin e rajonit planor juglindor, Gjoko Kamçev. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s