• Friday, 10 January 2025

Presidentja Siljanovska-Davkova në drekë tradicionale festive tek arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan

Presidentja Siljanovska-Davkova në drekë tradicionale festive tek arqipeshkvi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefan

Shkup, 9 janar 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot e pranoi ftesën e Kreut ttë Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, të jetë pjesë e festimit dhe tryezës festive me rastin e ditës së emrit të tij - festës së martirit të shenjtë, kryedhjakut Stefan.

"Krahas urimeve të sinqerta, ajo i dëshiroi shëndet të mirë dhe shfaqi shpresë për kryerje të mëtutjeshme me sukses të misionit të rëndësishëm të gardianit shpirtëror dhe prijësit të Kishës ortodokse maqedonase - Arqipeshkvisë së Ohrit", kumtuan nga Kabineti i presidentes.

Gjatë festimit, ku ishin të pranishëm bartësit e funksioneve më të larta shtetërore, u potencua rëndësia e bashkimit shpirtëror dhe unitetit në ndërtimin, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave nacionale. ab/

Foto: Kabineti i Presidentes, Gordana Siljanovska-Davkova