• Saturday, 19 October 2024

Pres rritje dramatike të numrit të investimeve deri në fund të vitit, thotë Mickoski

Pres rritje dramatike të numrit të investimeve deri në fund të vitit, thotë Mickoski

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot shfaqi pritje për rritje të numrit të investimeve deri në fund të vitit.

"Kemi një investim të mirë i cili tashmë ka prëfunduar dhe disa të tjerë të cilët janë në proces të prëfundimit. Pres deri në fund të vitit edhe ato të përfundojnë. Ky është investim i kompanisë "Breinçajlld", vlera është diku rreth 8,5 milionë euro dhe presajo të punësojë rreth qindra njerëz. Tashmë e blenë parcelën në zonën Zhabeni, fillojnë ta ndërtojnë hallën e parë prej tre mijë metrave katrorë, kështu që në periudhën që vijon do të jemi dëshmitarë të lajmeve të reja dhe të suksesshme dhe rpes numri i investimeve të huaja të rritet në mënyrë dramatike deri në fund të vitit", tha Mickoski.

Lidhur me transhën e dytë të kredisë nga Hungaria, ai thotë se që në fushatë ka thënë se do të sjellin një miliardë euro.

"Këto 500 milionë tashmë arritën në llogari apo gjatë ditës së nesërme do të arrijnë në llogarinë e Bankës popullore dhe ato 250 milionë do të kahëzohen drejt biznesit, të tjerat drejt realizimit të investimeve kapitale. Shuma tjetër prej 500 milionë eurove thamë se do t'i marrim nëse nuk arrijmë të gjejmë kushte më të mira, përkatësisht mjete me të cialt do ta kthejmë euro-bondin i cili është marrë nga qeveria e kaluar në vitin 2018, ndërsa i cili skadon më 25 janar 2025. Dhe që ta arrijmë afatin, fillojmë me negociata. Nëse arrijmë ndërkohë me normë më të ulët interesi, kushte më të mira, normalisht se do t'i marrim ato, nuk do të shkojmë me këto 500 milionë euro (të dytat). Por, ne paralajmëruam një miliardë dhe atë miliardë e sollëm. Unë atë që e thashë, atë edhe e dorëzoj. Unë nuk merrem me politikë improvizimesh", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës në Bërvenicë të Tetovës. ab/

Foto: МIА arkivi