• Saturday, 19 October 2024

Parisi e vlerësoi si "shumë alarmante" rritjen e mbështetjes koreanoveriore për Rusinë

Parisi e vlerësoi si

Paris, 18 tetor 2024 (MIA) - Rritja e mbështetjes ushtarake të Koresë Veriore për Rusinë është "shumë alarmante", njoftoi sot Ministria franceze e Punëve të Jashtme.

Inteligjenca koreanojugore paraprakisht njoftoi se Koreja Veriore ka sistemuar një kontingjent fillestar prej 1.500 specialistë në Vladivostok dhe së shpejti do të dërgojë akoma më shumë.

"Rritja e bashkëpunimit të Koresë së Veriut dhe mbështetja për përpjekjet ushtarake ruse në Ukrainë është shumë alarmante”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kristof Lemuan.

Sipas tij, nëse ky informacion i inteligjencës koreano-jugore rezulton i vërtetë, do të jetë një zhvillim jashtëzakonisht alarmant dhe serioz i ngjarjeve.

"Ne vetëm mund t'i bëjmë thirrje Koresë së Veriut dhe Rusisë që të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së", komentoi zëdhënësi.

“NATO nuk mund të konfirmojë në këtë fazë që Koreja e Veriut ka vendosur trupa në Rusi”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. mb/