• Sunday, 20 October 2024

Perinski për MIA-n: Nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë Akademinë shqiptare të shkencave

Perinski për MIA-n: Nuk ka mundësi ligjore që komunat të financojnë Akademinë shqiptare të shkencave

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski në intervistë për MIA-n, duke komentuar paralajmërimet e katër komunave Tetovë, Gostivar, Zhelinë dhe Çair se do ta financojnë punën e shoqatës Akademi shqiptare e shkencave dhe arteve, thotë se mundësi ligjore për një gjë të tillë nuk ka.

Sipas Perinskit, është më e përshtatshme që vetëqeverisjet lokale të punojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, e jo të ndajnë mjete për diçka që thjesht nuk do të ketë funksion në vitet në vijim.

"Në thelb kjo është përshkruar në mënyrë rigoroze në Ligjin për vetëqeverisje lokale në nenin 11, ku thuhet se të hyrat e vetëqeverisjes lokale duhet të shpenzohen ekskluzivisht në kompetencat e përcaktuara në përputhje me ligjin, që në përkthim do të thotë se Ligji dëshiron të thotë se të gjitha mjetet e mbledhura nga komuna në çfarëdo baze, i shpërndan përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në seancën e Këshillit dhe duhet të synojnë ekskluzivisht zbatimin dhe realizimin e kompetencave themelore ligjore të vetë pushtetit lokal. Në këto kompetenca, Akademia shqiptare e shkencave dhe arteve nuk qëndron. Komuna ka mundësi të financojë shoqata dhe organizatat joqeveritare, por ato shoqata dhe organizata joqeveritare në njëfarë mënyre duhet t'i zbatojnë kompetencat themelore për të cilat ekziston ajo vetëqeverisje lokale, që do të thotë se nëse ligji lexohet drejt, nuk ka mundësi ligjore për një gjë të tillë", thekson Perinski.

Ai gjithashtu thekson se akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, të cilët janë nga etnitë e tjera, kanë thënë publikisht se qasja është e gabuar.

"Është e pavend të krijohen probleme aty ku nuk ka sepse kemi probleme të tjera reale që duhet t'i zgjidhim në baza ditore edhe si pushtet qendror edhe si lokal, thotë Perinski. ls/

Foto: MIA