• Sunday, 20 October 2024

Pas Gjermanisë edhe Franca i kthen kontrollet kufitare

Pas Gjermanisë edhe Franca i kthen kontrollet kufitare

Luksemburg, 17 tetor 2024 (MIA) - Franca njoftoi se vendos kontrolle të përkohshme kufitare me gjashtë vende, nga 1 nëntori i vitit 2024 deri më 30 prill të vitit 2025, shkruan Luksemburg Tajms.

Sipas atij mediumi, Franca i ka njoftuar Komisionit Evropian kontrolle kufitare në kufijtë me Luksemburgun, Belgjikën, Gjermaninë, Spanjën, Italinë dhe Zvicrën.

"Kërcënime serioze për rendin publik, sigurinë publike dhe sigurinë e brendshme të përfaqësuara me një nivel të lartë të aktivitetit terrorist, prania e shtuar e rrjeteve kriminele të cilat lehtësojnë migrimin dhe kontrabandën e parregullt, si dhe rrjedhat migruese të cilat rrezikojnë infiltrimin e individëve të radikalizuar", janë disa nga arsyet e theksuara në ueb faqen e Komisionit Evropian, shkruan Luksemburg Tajms.

Gjithashtu, citohet se kalimet e parregullta në kufijtë e La Mansh dhe Detin Verior, si dhe rritja e dhunës ndërmjet emigrantëve, çonin në "situata të rrezikshme në të cilat janë përfshirë edhe emigrantët dhe organet e rendit". sa/