Parashikimi i motit
- – Moti paradite i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite vranësirat do të ulen dhe deri në fund të ditës moti do të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 12 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:27, 16 November, 2024
Shkup, 16 nëntor 2024 (MIA) – Moti paradite i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite vranësirat do të ulen dhe deri në fund të ditës moti do të jetë i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit erë e kohëpaskohshme e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht paradite. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 5, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 12 gradë.
Në Shkup, paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 10 gradë.
Deri të martën moti do të jetë i qëndrueshëm me mëngjese të ftohta. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe temperatura më të ulëta të ditës. Valë e re e lagështisë pritet të mërkurën në fund të ditës