Në ditën e sotme
- 1315. - Konfederata zvicerane fiton betejën e Morgostenit, duke mundur Leopoldin e Austrisë.
- Post By Besnik Shuki
- 07:19, 15 November, 2024
15 nëntor 2024 (MIA)
1315. - Konfederata zvicerane fiton betejën e Morgostenit, duke mundur Leopoldin e Austrisë.
1492. - Kristofer Kolombo, duke e zbuluar Amerikën, e bëri edhe shënimin e parë për përdorimin e duhanit mes indianëve. Ky ishte dokumenti i parë i shkruar për këtë bimë, e cila së shpejti e pprfshiu jo vetëm kontinentin e vjetër - Evropën, or edhe mbarë botën, që për të cilën mjekësia konfirmoi se ka ndikim të dëmshëm mbi shëndetin e njeriut.
1738. - Lindi Sir Frederik William Hershel, astronom britanik me origjinë gjermane. Ai shpiku teleskopin reflektiv dhe zbuloi planetin Uran.
1835. - Veziri mizor Veliu i Rumelisë nisi një ekspeditë që shtypi kryengritjen e Shkodrës së kryesuar nga Hamza Kazazi.
1837. - Botohen për herë të parë detajet e sistemit të parë të shkrimit me shkurtime. Ky sistem , i shpikur nga Isaac Pittman, u quajt "shkrimi stenografik".
1787. - Në Vjenë vdiq Cristoph Wilibard Gluck, kompozitor dhe dirigjent gjerman. E reformoi operan, duke e predikuar në artin grek dhe në këtë mënyrë e tregoi rrugën drejt dramës muzikore. Opera e tij e njohur është "Orfej". Lindi në Erbah, Bavari, më 2 korrik të vitit 1714.
1900. - Lindi në Shkodër Tahir Dizdari, atdhetar, gjuhëtar dhe orientalist i shquar. Ndër veprat e tij përmendim "Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe". Ai përmban 4500 fjalë me origjinë turke, arabe e perse që kanë pasuruar leksikun e shqipes. Fjalori u botua në vitin 2005.
1905. - Lindi Mantovani (emri i vërtetë Aunucio Paolo), dirigjent i famshëm britanik i muzikës së lehtë, me origjinë italiane. Ai njihet si përpunuesi i një tingulli të vetëm.
1920. - Mbahet në Gjenevë takimi i parë i Asamblesë së Lidhjes së Kombeve.
1923. - Inflacioni galopant arrin kulmin në Gjermani dhe monedha e saj ishte në raportin 4 trilion marka për 1 dollar.
1942. - Mbas 3 ditë betejash detare përreth ishujve Salomon japonezët pësojnë humbje të rënda në Guadalkanal.
1971. - Një delegacion i Republikës Popullore të Kinës ulet për herë të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
1976. - Vdiq Zhan Gaben, hero kombëtar dhe yll i kinemasë franceze. Ai interpretoi në filma të tillë si "Iluzioni i madh" dhe "Dita që nisi".
1978. - Një aeroplan islandez DC-8 rrëzohet në Sri Lanka, duke shkaktuar vdekjen e 175 pasagjereve dhe të 8 veteve të ekuipazhit. Pasagjerët ishin myslimanë indonezianë që ktheheshin nga Meka.
1983. - Udhëheqësi i qiprioteve turq, Rauf Denktash, shpall Qipron e Veriut të pavarur.
1988. - Palestina u shpall shtet i pavarur.
1990. - NATO dhe Traktati i Varshavës bien dakord në princip mbi traktatin për reduktimin drastik të armëve konvenciale. Ky ishte traktati i parë mbi armët konvencionale qysh nga Lufta e Dytë Botërore.
1994. - Janë shpallur rezultatet përfundimtare nga regjistrimi, të cilat treguan se në Republikën e Maqedonisë ka 1.936.877 banorë.
1995. - Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 27-të e iniciativës paqeruajtëse të NATO-s "Partneritet për paqe".
1999. - Diplomati japonez Koiçiro Matsura bën betimin si drejtor i ri i përgjithshëm i UNESCO-s.
2005. - Persona zyrtar palestinez dhe izraelit arritën marrëveshje me të cilin për herë të parë nga okupimi izraelit në vitin 1967 palestinezëve u është dhënë kontroll ndaj vendkalimit kufitar Raf, midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.
2007. - Cikloni "Sidër" mori te paktën 3.000 jeta në Bangladesh. "Sidër" me shpejtësi prej 250 kilometrave në orë "rrafshoi me tokën" qindra mijë shtëpi në pjesët jugperëndimore të vendit, derisa disa miliona njerëz mbeten pa rrymë, duke përfshirë edhe disa pjesë të Dakas, kryeqendër dhjetëmilionësh të Bangladeshit. Cikloni shkaktoi edhe valë me lartësi prej pesël metrave që i goditi edhe zonat bregdetare të vendit, me çfarë u evakuuan 2,3 milionë njerëz.