• Saturday, 24 January 2026

"One Maqedoni" mori licencë për operator të tretë celular, pret pjesë serioze në treg

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - "ONE Maqedoni" sot mori licencë për 5G - spektër të radiofrekuencave nga Agjencia për Komunikime Elektronike dhe zyrtarisht do të punojë si operatori i tretë celular në vend. Së pari do të fillojë të punojë në territorin e Shkupit, ndërsa do ta shfrytëzojë rrjetin e dy operatorëve të përhershëm derisa ta ndërtojë rrjetin e saj.

Drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, dorëzoi tre lejet që u ndanë me tenderin e Pal Zarandi, kryetar i bordit të drejtorëve të "One Maqedoni" dhe drejtorit të strategjive në Grupacionin 4iG, Brane Gjuroviq, drejtor ekzekutiv i "One Maqedoni", dhe Gabor Altman, zëvendës drejtor ekzekutiv në kompani.

"Pres pjesë serioze në treg. Me procesin e zbatuar transparent dhe strukturor të tenderit dërgohet sinjal i qartë se Maqedonia është përkushtuar në konkurrencë të drejtë, investime afatgjate dhe zhvillim të infrastrukturave digjitale të besueshme", tha Zarandi.

Ai njoftoi se do ta kenë rrjetin e tyre autonom dhe se nuk do të varen nga të tjerët për të cilën do të angazhojnë ekspertë që do të bëjnë hulumtime në treg si të pozicionohen më mirë.

"Që të jemi plotësisht të pavarur, kjo kërkon kohë dhe prandaj do ta shfrytëzojmë rrjetin e konkurentëve tanë për të a.q. roaming kombëtar. Së pari do ta lëshojmë rrjetin në Shkup, ndërsa pastaj edhe në territorin e gjithë Maqedonisë", tha Zarandi duke njoftuar se do të kenë marrëveshje me "Erikson" dhe do të zbatojnë ligjet e shtetit për shfrytëzimin e rrjetit të sigurt.

Igor Bojaxhiev, përfaqësues i Agjencisë për Komunikime Elektronike, kumtoi se "One Maqedoni" më 14 janar e ka paguar kompensimin e njëfishtë në vlerë prej 8.020.003 euro, me të cilën i ka plotësuar të gjitha kushtet për t'i marrë tre lejet.

Operatori i ri deri në fund të marsit të vitit 2027 duhet të mbulojë një qytet me 5G, deri në fund të vitit 2028 korridoret kryesore në pajtim me marrëveshjen për themelimin e komunitetit transportues të bazës dhe për rrjetin pagesor gjithëpërfshirës në shtet të mbulohen me sinjal 5G të pandërprerë, ndërsa deri në fund të vitit 2030 të gjitha qytetet në vend. Deri në fund të vitit 2032 pritet çdo qytetar të ketë mundësi për qasje në internet përmes 5G me shpejtësi minimale të qasjes në internet prej të paktën 100 Mbps. 

Procesi për vendosjen e operatorit të tretë të rrjetit për rrjete celulare dhe shërbime filloi vitin e kaluar pasi Grupacioni 4iG, përmes filiales së saj "One Maqedoni telekomunikime", më 17 dhjetor të vitit 2024, zyrtarisht dorëzoi letër për qëllime në AKE, ku shprehu interesim për sigurimin e radiofrekuencave të arritshme si pjesë e planit për hyrje në tregun telekomunikues si operator i ri në shtet. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikollovski në një deklaratë për mediat vlerësoi se zyrtarizimi i interesit për hyrje në treg nga Grupacioni 4iG do të vlejë fund të duopolit të dy operatorëve celular në vend dhe ulje të çmimeve për shërbime celulare.

Më 22 prill të vitit 2025 Agjencia për Komunikime Elektronike hapi një debat publik, që rezultoi me letër për shprehje të interesimit nga "One Maqedoni telekomuniukime" SHPKNJP Shkup, "Bitstrim mobile" SHPKNJP Shkup dhe nga "Е&ppf telekom grup B. V"., ndërsa më 19 janar të vitit 2025 solli vendim për shpalljen e tenderit publik me konkurs publik për dhënien e miratimeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave nga brezat e radiofrekuencave  700 MHz, 1800 MHz dhe 3.x GHz. 

Ofruesi i vetëm i kualifikuar në tender ishte "One Maqedoni telekomunikime", ndërsa vendimi për zgjedhjen e ofruesit më të volitshëm të tenderit ishte marrë më 12 janar të këtij viti.  sa/

foto: MIA