• Saturday, 24 January 2026

Savoska Dimitrovska pohon se Këshilli Gjyqësor e shkarkoi atë bazuar në spekulime: Pres që gjatë rivendimit, ata të izolohen nga qendrat e ndikimit të pushtetit

Savoska Dimitrovska pohon se Këshilli Gjyqësor e shkarkoi atë bazuar në spekulime: Pres që gjatë rivendimit, ata të izolohen nga qendrat e ndikimit të pushtetit

Shkup, 23 janar 2026 (MIA) - Gjyqtarja Natasha Savovska Dimitrovska, nga Gjykata e Apelit në Shkup, thotë se pas vendimit të Këshillit Gjyqësor me të cilin ajo dhe një gjyqtare tjetër u shkarkuan, për pjesëmarrje në marrjen e një vendimi për rastin "Telekom" tre këshilla apeli të Gjykatës Supreme ose 27 gjyqtarë, nga të cilët nëntë suprem dhe 18 gjyqtarë të apelit miratuan apelet dhe e rikthyen çështjen në rigjykim. Ajo thekson se pret që Këshilli Gjyqësor gjatë riveprimit, siç thotë, "do të ngritet në nivelin e detyrës, do të izolohet nga qendrat e ndikimit të fuqisë dhe do të marrë një vendim të ligjshëm, që do të bazohet në ligje dhe fakte.

Rasti "Telekom" është për një kontest të vjetër më shumë se dy dekada mes provajderit të internetit "Fokusnet" nga Shtipi dhe kompania Telekomi i Maqedonisë, për të cilin gjykata e Apelit solli gjykim me të cilin Telekomi duhet të paguajë dëmshpërblim prej rreth katër milionë euro për firmën e Shtipit.

Savovska Dimitrovska sot në konferencën për shtyp informoi se ka hequr dorë nga fshehtësia e procedurës që mbahet kundër saj para Këshillit Gjyqësor, me qëllim që në mënyrë objektive ta informojë opinionin për rastin dhe për, siç thotë, "të ndalen spekulimet dhe nxjerrja e të pavërtetave, informatave të pakonfirmuara, me të cilat beson se dëmtojnë reputacionin e saj personal, si dhe reputacionin e të gjithë gjyqësorit".

"Për shkak të disa rasteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kërcënojnë reputacionin e gjyqësorit, nuk është në rregull të krijohet një imazh i gabuar dhe përshtypje negative për gjithë gjyqësorin. Këtë e them sepse personalisht konsiderohem gjyqtare, që në 18-të vitet e përvojës si gjyqtare veproj sipas ligjit dhe gjtihmonë në bazë të dëshmive", deklaroi Savovska Dimitrovska.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe u publikuan shumë spekulime dhe dezinformata në këtë periudhë dhe theksoi se ky rast konkret në të cilin Telekomi i Maqedonisë e humbi kontestin, ka të bëjë me dëmin nga keqpërdorimi i pozitës monopole, ndërs akeqpërdorimin e pozitës monopole nuk e konfirmon Gjykata e Apelit, por ajo paraprakisht është konfirmuar me një vendim përfundimtar të Komisionit për mbrojtje të konkurencës dhe me gjykim të Gjykatës Administrative dhe pastaj gjykim të Gjykatës së Lartë Administrative.

"Në rrethana të tilla, kur para Gjykatës së Apelit do të ngrihet një procedurë ankimore, e cila ka të bëjë për kompensim të dëmit nga faji tashmë i konfirmuar, me vendime përfundimtare të gjykatave tjera, gjykata nuk heton dhe nuk përcakton fajësinë, por vetëm vendos për vlerën e dëmit. Gjykata e Apelit e konfirmoi dhe rigjykoi pjesërisht dëmin dhe atë në bazë të llogaritjeve, të cilat i kanë bërë ekspertët", deklaroi Savovska Dimitrovska.

E pyetur për informatat se gjyqtarja e tretë, e cila ka vepruar në këtë rast, ka vepruar ndryshe në çështjen, si dhe për rezultatet se ka ekzistuar një procesverbal i dyfishtë, për të cilën tashmë vepron Prokuroria, është përgjigjur se avokati i Savovska Dimitrovskës, Gjorgje Pop-Koçev, i cili në konferencën për shtyp tha se bëhet fjalë për një procedurë nga karakteri i besueshëm dhe se çështja për ekzistimin e procesverbalit të dytë është në fushën e spekulimeve.

"Procedura kundër gjyqtares Natasha për momentin nuk zhvillohet, d.m.th ajo nuk ka njohuri se po zhvillohet, sepse nuk ka ftesë ose ndonjë veprim në të cilin ajo do të thirrej në Prokurori ose në ndonjë organ tjetër të shprehet ose të marrë pjesë në ndojë procedurë kundër saj. Sa i përket çështjet për procesverbal të falsifikuar, një i tillë nuk ekziston. Në këtë rast, ekziston një, Procesverbal i vetëm dhe një kopje e vetme e vendimit origjinal. Procesverbal i dyfishtë nuk ekziston dhe prandaj ekzistojnë dëshmi, të cilat janë dorëzuar në Këshillin Gjyqësor. Këshilli Gjyqësor i paraqiti ato dhe është i detyruar ta respektojë përmbajtjen e atyre dëshmive. Spekulimet se ndonjë anëtar i Këshillit treon se ka ose nuk ka procesverbal, do të shtoja se kjo çështje është hetuar nga Komisioni i Këshillit Gjyqësor dhe informaticienti i Gjykatës së Apelit me njohuri mbi çështjet dhe sistemi AKMIS konfirmoi se një procesverbal tjetër nuk ekziston. Çështja për ekzistimin e një procesverbali të dytë është shnumë në fushën e spekulimeve", deklaroi Pop-Koçev.

Në raportin e Komisionit pranë Këshillit Gjyqësor, avokati Pop-Koçev, theksoi se është shpallur publikisht dhe në të unk qëndron pohimi se ka procesverbal të dyfishtë, por kjo çështje duhet të kontrollohet.

"Për ekzistimin e presionit ndaj gjyqtarit, këto janë gjithashtu insinuata dhe spekulime. Presioni i vetëm, që është paraqitur edhe në Këshillin Gjyqësor dhe para organeve kompetente është nga gjyqtarja Natasha, për kërkesë për fshirjen e një vendimi të dhënë tashmë dhe ai presion është paraqitur edhe në kohën e vetë paraqitjes, pra një kërkesë për procedurë disiplinore, njejtë në gusht të vitit 2024, njejtë edhe para organit hetimor dhe procedura për këtë është duke vazhduar dhe më shumë detaje në lidhje me atë procedurë nuk mund të jap", deklaroi Po-Koçev.

Vendimi i Gjykatës Supreme, me të cilin ndërpritet vendimi për shkarkimin e saj, Savovska Dimitrovska thotë se jep udhëzim të qartë dhe janë të detyrueshme për Këshillin Gjyqësor.

"Me gjithë respektin e duhur për dinjitetin e pozicionit të anëtarit të Këshillit Gjyqësor, i cili duhet të jetë mbrojtës i reputacionit, integritetit dhe nderit të gjyqtarëve, si dhe kryerjes së pavarur të funksionit gjyqësor, pres që gjatë rivendimit midis anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të mbizotërojë drejtësia, ekspertiza dhe guximi dhe që ata të izolohen nga ndikimet e paautorizuara të qendrave të pushtetit. Megjithatë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor janë gjyqtarë, avokatë dhe juristë me përvojë dhe në rivendimin e tyre, ata duhet ta bazojnë vendimin e tyre në ligj dhe prova, domethënë faktet duhet të mbështeten me prova, e jo në bazë të insinuatave dhe akuzave të rreme dhe spekulimeve të një pale që humbi një çështje gjyqësore", deklaroi Savoska Dimitrovska.

Savovska Dimitrovska tregoi tre momente kyçe nga Vendimi i Gjykatës Supreme, përkatësisht se procedura u iniciua me kërkesë të një anëtari të Këshillit Gjyqësor i cili nuk ka kërkuar përjashtim pavarësisht ekzistimit të një konflikti të dukshëm interesi; se Këshilli Gjyqësor ndërhyri në mënyrë të palejueshme në vlerësimin e ligjshmërisë dhe bazës ligjore të vendimit gjyqësor, që është jashtë nga kompetencat e tij ligjore, si dhe që nuk janë bërë analiza të dëshmive, që Këshilli Gjyqësor është i obliguar ta bëjë në rigjykim.

"Gjykata Supreme qartë i tregon Këshillit Gjyqësor se duhet të marrë vendim për përjashtim të anëtares së Këshillit Gjyqësor Tanja Çaçarova Ilieska, e cila është paraaitëse e kërkesës për konfirmimin e përgjegjësisë kundër gjyqtarëve. Kjo anëtare, dua t'ju informoj, nuk kërkoi përjashtim nga veprimi në këtë procedurë, që sipas meje paraqet keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ajo mohoi edhe para Këshillit Gjyqësor se ka kryer funksion të lartë dhe ishte kryetare e Kuvendit të Aksionarëve të Telekomit të Maqedonisë. Mes tjerash, për këtë ka marrë edhe kompensim në para dhe sipas mendimit tim ajo ishte e anshme në veprimin e saj si anëtare e Këshillit Gjyqësor. Çdo gjyqtar do të konfirmojë se sipas të drejtës pozitive kjo është bazë të kërkohet përjashtim dhe këto janë dëshmi për konflikt të interesave", deklaroi Savovska Dimitrovska.

Savoska Dimitrovska tha se ajo paraqiti një raport për konflikt interesi në KSHPK përmes avokatit të saj më shumë se një vit më parë, por ende nuk është marrë asnjë vendim.

"Pres që KSHPK të inkurajohet dhe të marrë një vendim ashtu siç e parashikon ligji", deklaroi Savovska Dimitrovska.

Një shkelje e dytë më serioze që Gjykata Supreme konstatoi, sipas Savoska Dimitrovska, është se Këshilli Gjyqësor u angazhua në një vlerësim të ligjshmërisë së vendimit.

"Këshilli Gjyqësor vlerëson punën e gjyqtarëve, por Gjykata Supreme i vuri në dukje Këshillit Gjyqësor se është jashtë fushëveprimit të kompetencës së tij të vlerësojë punën e një gjyqtari duke vlerësuar ligjshmërinë e një vendimi. Sikur Këshilli Gjyqësor donte të na tregonte se çfarë vendimi duhej të kishim marrë, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në kryerjen e funksionit gjyqësor, gjë që sipas mendimit tim është e papranueshme. Unë kurrë nuk kam lejuar ndërhyrje, as nuk besoj se nëse ia dal dhe kthehem ta kryej këtë funksion, se ndonjëherë do t'i nënshtrohem këtij lloj presioni. Nuk mund të zhvillohet asnjë procedurë disiplinore ose penale kundër një gjyqtari për një vendim të dhënë dhe një mendim të shprehur. Dispozita e Ligjit për Gjykatat është vendimtare, se një interpretim i ndryshëm i ligjit dhe fakteve nuk mund të konsiderohet si një gabim i qëllimshëm dhe i pajustifikuar i madh profesional. Kjo nuk mund të jetë bazë për kryerjen e procedurës disiplinore kundër gjyqtarëve", deklaroi Savoska Dimitrovska.

Pika e tretë e vendimit të Gjykatës Supreme që e thekson Savovska Dimitrovska, sëhtë se Këshilli Gjyqësor gjatë vendosjes së sërishmme do të obligohet të bëjë analizë të dëshmive. sa/

Foto: MIA