OBSH ka arritur marrëveshje për përgjigje të përbashkët ndaj pandemive të ardhshme
- Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë arritur marrëveshje që së bashku të përgatiten për pandemitë e ardhshme pas më shumë se katër viteve negociata, kumtoi sot Organizata.

Gjenevë, 16 prill 2025 (MIA) - Vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kanë arritur marrëveshje që së bashku të përgatiten për pandemitë e ardhshme pas më shumë se katër viteve negociata, kumtoi sot Organizata.
"Vendet anëtare të OBSH-së kanë bërë hapa të mëdhenj përpara në përpjekjet e tyre për ta bërë botën më të sigurt nga pandemitë. Kjo është një marrëveshje historike për sigurinë shëndetësore, barazinë dhe solidaritetin ndërkombëtar", thuhet në kumtesën.
Propozimi thekson masat për të parandaluar pandemitë e ardhshme dhe bashkëpunimin global për t'iu përgjigjur epidemive. Është një pakt ligjërisht i detyrueshëm që synon forcimin e mbrojtjes së popullsisë globale kundër virusit, pasi miliona njerëz vdiqën gjatë pandemisë Kovid-19 midis viti 2020 dhe 2022. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s