• Saturday, 10 January 2026

Evakuohen 17.000 njerëz për shkak të zjarreve pyjore në Kanadanë qendrore

Evakuohen 17.000 njerëz për shkak të zjarreve pyjore në Kanadanë qendrore

Otava, 29 maj 2025 (MIA) - Më shumë se 17.000 njerëz janë evakuuar sot në provincën Manitoba, Kanada qendrore, pasi u përball me një fillim shumë të keq të sezonit të zjarreve pyjore, kumtuan autoritetet lokale.

Në kushte të nxehjes globale, Kanadaja është goditur gjithnjë e më shumë nga paraqitje ekstreme të motit, duke përfshirë zjarret pyjore në vitet e fundit. Në vitin 2023, vendi përjetoi sezonin më të keq të zjarreve në historinë e tij.

"Ky është operacioni më i madh i evakuimit në Manitoba kohët e fundit", kumtoi në konferencë për shtyp kryeministri i provincës, Vab Kiniu duke iu referuar gjendjes së jashtëzakonshme në të gjithë rajonin.

Ai shtoi se do të dërgohet menjëherë një aeroplan ushtarak për të ndihmuar njerëzit në zonat më të largëta të evakuohen.

Pothuajse 200,000 hektarë pyje u prekën muajin e fundit, që është trefishi i sipërfaqes mesatare vjetore totale në këtë rajon.

Aktualisht në Kanada ka 134 zjarre aktive në disa provinca, duke përfshirë Ontarion, Kolumbinë Britanike, Albertën dhe Saskaçevanin. ls/

Foto: X